Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin, kanë shoqëruar protestuesit e mbledhur para Kryeministrisë që në momentet e para. Por opozita me sa duket e kishte parashikuar këtë fakt, duke i pajisur ata me çadra, dhe jo çadra dosido.
Edhe pse jo të shumtë në numër, të mundësosh për ta çadra të personalizuara me etiketën “Rama Ik”, duhet të jetë goxha kosto.
Por me sa duket edhe nga fotot nga protesta, opozita paska investuar jo pak në këtë drejtim… /tirananews.al

