Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

I kërkoi Xhensilës të hiqte dorë nga pasuria, zbulohet manovra e Bes Kallakut në moment të fundit!

11:35 / June 1, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
besi dhe xhensila
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një nga çiftet më të dashura dhe të përfolura në mediat rozë, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, tashmë i kanë ndarë rrugët e jetës me njëri-tjetrin, me urë të vetme lidhëse… dy fëmijët. Ndërsa një ditë më parë u raportua se çifti i ishte drejtuar gjykatës me padi divorci pasi sipas tyre nuk po funksiononte më martesa, të tjera detaje mësohen mbi këtë çështje.

Burime bëjnë me dije se Kallaku dhe Myrtezaj, para se të shkonin në Gjykatë, kanë tentuar që martesës së tyre t’i japin fund me marrëveshje, pa qenë nevoja për beteja ligjore. Por në momente të fundit, Kallaku ka kërkuar që këngëtarja të heqë dorë nga pasuria e çiftit, gjë që nuk është pranuar prej saj.

Burime për mediat bëjnë me dije se pas këtij ‘ndryshimi’ në moment të fundit, këngëtarja i është drejtuar gjykatës me një padi për divorc, e po ashtu ka bërë edhe aktori. Gjykata ua ka kthyer të dyve padinë, Xhensilës për shkak se nuk e kishte firmosur ajo, por kishte autorizuar avokaten e saj, e po ashtu për arsye procedurale i është kthyer edhe Besit.

Dyshja e kanë ridorëzuar padinë, këtë herë të plotësuar sipas kërkesave dhe procedurave, duke pritur një datë për caktimin e seancës.

Mësohet se të dyja këto padi për divorc do të bashkohen tek e njëjta gjyqtare, dhe do të caktohet një datë për të zhvilluar seancën, ku palët do të ngrenë pretendimet e tyre për pasurinë dhe të tjera detaje që rrjedhin pas ndarjes.

Por çfarë është divorci me marrëveshje? 

Të gjithë çiftet që i kanë dhënë fund martesës me mirëkuptim mund të divorcohen tek noteri. Ky diskutim ka përfshirë aktorët e drejtësisë dhe ka marrë shkas jo vetëm nga fluksi i dosjeve që presin në gjykata, por edhe nga fakti që shumë çifte paraqiten aktualisht tek noterët për të firmosur akt marrëveshje mbi ndarjen. Me këtë akt marrëveshje që firmoset tek noteri më pas dokumenti dorëzohet në gjykatë dhe ajo e miraton.

Bes Kallaku dIVORCI Xhensila Myrtezaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Babai nuk më flet”, konkurrentja në “Për’puthen” zbulon që ka një djalë 14-vjeçar

22:00 / October 12, 2026

Fitoi betejën me sëmundjen e rëndë, Antigona Ramosaj flet për herë të parë në “Live me Luizin”: Falënderoj Albërien që më qëndroi pranë

22:17 / October 9, 2026

Ministri i Kulturës, Gonxhja: Se shpejti nisim punimet për restaurimin e shtëpisë së Faik Konicës

21:19 / October 9, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.