Në Kretë një i mitur shqiptar është mbytur teksa lahej në det. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Arvit, ku i mituri 7-vjeçar me emrin Nikolas, i ka shpëtuar vëmendjes së nënës dhe ka hyrë për t’u larë në det. Në ato momente deti ka qenë i trazuar dhe dallgët e tërhoqën të miturin në thellësi. Pavarësisht ndërhyrjes së banorëve të zonës, i mituri nuk mundi të mbijetonte. Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca dhe fëmija është transportuar në Qendrën Shëndetësore të Viannos, por fatkeqësisht nuk ia ka dalë.
Postime te ngjashme
Add A Comment
