Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Ma bëri burimi yt prestigjioz”, Rama i tregon gazetarit italian foton kur u dhunua nga SHIK i Berishës

09:43 / June 3, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama 1 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama gjatë intervistës me gazetarin Giorgio Mottola për emisionin Report në RAI 3, paraqiti para gazetarit italian edhe foton kur është rrahur nga SHIK i Berishës në vitin 1996 teksa kthehej në shtëpi.

Rama në atë kohë punonte dhe si gazetarë në Koha Jonë dhe disa prej artikujve kundër pushtetit të presidentit Berisha në atë kohë për pak sa nuk i kushtuan shumë.

Pjesë nga intervista: 

Kryeministri: Unë ju flas për faktin. Për mua, të bësh gazetarin, është një gjë e madhe. Ky jam unë.

Rai3: Jeni ju këtu në foto?

Kryeministri: Jam unë.

Rai3: Çfarë ju ndodhi? Me flokë, nuk ju njoh.

Kryeministri: Sepse unë bëja gazetarin.

Rai3: Në ‘97-ën.
 
Kryeministri: Ky jam unë.

Rai3: Kush ju katandisi kështu?

Kryeministri: E patë që i kisha vendosur mbrapa. M’i solli një vajzë, e cila ka çelur një ekspozitë për lirinë e shtypit dhe i nxori, edhe pse i thashë që janë parë tashmë. Unë e di çfarë do të thotë të jesh gazetar.

Rai3: Kush ju katandisi ashtu, Kryeministër?

Kryeministri: Burimet prestigjioze që keni intervistuar ju për serinë e parë.

Rai3: Nuk ka qenë as burim, as i intervistuar. Po të kishte qenë për opozitën dhe çështjen e opozitës, do të vija te ju, për t’ju intervistuar për Berishën, po të kishte qenë çështje e opozitës.

Kryeministri: Mos më përmendni më emra këtu. Më pyetët “kush”? Unë ju dhashë përgjigje. Nuk është ai tema. Tema është kjo. Unë e di çfarë do të thotë të luftosh për lirinë e fjalës. Di edhe çfarë do të thotë të kesh ende mbi lëkurë shenjat, këtu dhe këtu.

Berisha shik
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Reshjet e dendura shkaktojnë probleme në Vlorë, baltë dhe dhera në rrugë

13:38 / October 25, 2026

Zgjedhjet në Serbi/ Nëna e Vuçiç sulmohet pas votimit në Beograd, i rrëmbejnë çantën…

13:18 / October 25, 2026

“Mercenarë nga Spanja në protestën e djeshme”- Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane: Kush thyen paguan! Akuza PD-së: Selia e saj u kthye në strehim për dhunuesit

11:58 / October 25, 2026

Nënprefekti Hasan Pasha prezanton librin “Qëndrestarët”, një histori 35-vjeçare e socialistëve të Matit

11:38 / October 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.