Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mbivendosja e pronave, tre mënyrat e zgjidhjes

14:24 / June 3, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tirana 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në jo pak raste, procesi i regjistrimit të titujve të pronësisë nuk është përmbyllur për shkak të pasaktësive apo gabimeve, që e kanë origjinën në konfigurimin hartografik.

Sipas ish- kreut të Hipotekës Valdrin Pjetri, ligji “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë”, përcakton që në këto raste, pra kur kemi të bëjmë me mbivendosje fiktive, korrigjimi bëhet nga vetë Agjencia e Kadastrës dhe qytetarët nuk kanë asnjë detyrim. Ndërsa kur mbivendosja është reale, tre janë zgjidhjet që ofrohen në ligj.

Fillimisht, palët kanë mundësinë e zgjidhjes së konfliktit me marrëveshje mes tyre, nëse kjo nuk arrihet atëherë vendimi i takon gjykatës. I gjithë ky proces mund të paraprihet nga verifikimi i hartave kadastrale , në kohën e regjistrimit fillestar.

Konkretisht, kur për një pasuri të paluajtshme në një zonë kadastrale, që i është nënshtruar regjistrimit fillestar, paraqitet kërkesë për regjistrim titulli pronësie, që mbivendoset në hartë, tërësisht ose pjesërisht, me një titull tjetër të regjistruar më parë, drejtoria vendore e Agjencisë së Kadastrës kontrollon hartën kadastrale për të identifikuar nëse mbivendosja buron nga gabime apo pasaktësi në pozicionimin e titullit të regjistruar në hartë dhe nëse është e nevojshme, evidenton në terren pasuritë.

Kur mbivendosja buron nga pasaktësi në hartën kadastrale, Agjencia bën korrigjimin në hartë dhe vijon me procedurat e regjistrimit. Gjatë evidentimit në terren mund të ndodh që konstatohet që ka parregullsi në pasqyrimin e shumë titujve, atëherë bëhen korrigjimet e nevojshme për secilin prej tyre. Më rëndësi është po ashtu edhe fakti që kur mbivendosja e pronës është e pjesshme, atëherë kjo nuk kushtëzon vijimësinë e procesit për sipërfaqen që është e lirë. / scan

Agjencia e Kadastrës Valdrin Pjetri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.