Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes kërkon akses në TIMS! Drejtori: Po nuk erdhi në kohë, informacioni nuk ka vlerë

17:18 / June 3, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1717423737 komisionsigurie
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndryshimet në ligjin që prekin edhe Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, të propozuara nga qeveria, kaloi në Komisionin e Ligjeve dhe atë të Ekonomisë, mes debatesh. Drejtuesi i Agjencisë, Ardian Bali jep arsyet pse është me vlerë aksesi.

“Informacioni është fuqi. Një informacion që nuk vjen në kohën e duhur nuk ka më çfarë të duhet. Nëse nuk merret vesh në kohë reale se shtetasi X ka kaluar në pikën kufitare, ai informacion e ka kaluar vlerën pastaj. Vetë cikli për të marrë informacion të policia do kohën e saj dhe e humbet vlerën. Sa më shumë informacion të kemi, aq më të aftë jemi për të dhënë një produkt inteligjence”, shprehet Ardian Bali, drejtor AISM.

Nga ana tjetër, një tjetër ndryshim i rëndësishëm parashikuar në projektligj është emërimi i zëvendësdrejtorit të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, i cili do të jetë civil.

“Nëse ushtarakët, për shkak të gradave që kanë, në vijim mund të lëvizin nga një strukturë në tjetrën në ushtri, e njëjta gjë nuk mund të ndodhë me stafin civil të Agjencisë. Për këtë arsye, për shkak të ngritjes në karrierë, është propozuar që posti i zëvendësdrejtorit të jetë i pastër si civil dhe pjesa civile e shohin veten nga momenti i rekrutimit deri në arritjet e majave të karrierës siç është posti i zëvendësdrejtorit”, tha Bali.

Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes Ardian Bali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026

Rama anulon mbledhjen e zgjeruar të Grupit të PS

09:50 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.