I ftuar në “NOW, analisti Arian Çani ka analizuar reportazhin e Rai 3 ku flitej për të tjera për krimin në Shqipëri, e ku mes të tjerave vendi ynë cilësohej si “narko-shtet”. Çani thotë se Shqiperia nuk duhet të trajohet më si delja e zezë e Europës, pavarësisht gjithe problemeve që mund të kemi.
“Rama ka qenë personazh në mediat italiane përpara se të kishte pushtet, madje nuk linte asnje rast pa krijuar polemika. Pak a shumë kryefjala e Ramës tani se nuk mund ta citoj dot, ka qenë gjithmonë që mjaft se ne jemi dhe popuj shumë afër ju duam shumë keni qenë ëndrra jonë, por mjaft folët për Shqipërinë sikur të jetë delja e zezë e Europës. Vërtet jemi të varfër, por nuk jemi delja e zezë. Po ta vini re tani, është i njëjti Ramë, por me më shumë pushtet, e njëjta filozofi ndaj Italisë. Thotë fjalë të mira por dhe i ka polemizuar”, tha ai.
Sipas Çanit fjala që mbeti në reportazh është narkoshteti. Ai shprehet se kushdo që do të ishte në vendin e Ramës do ti mohonte ato fjalë sepse nuk janë të vërteta.
“Çfarë më mbeti nga reportazhi ishte narkoshteti. Patjetër që Rama e ka kundërshtuar. Si mund të quhemi narkoshtet ne qoftëse kemi 2 a 3 njerëz që janë implikuar. Kemi drejtësinë merret drejtësia me këtë punë”, tha Çani.