Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

D’Alema ka biznes në Shqipëri? Mark Marku dhe Preç Zogaj: Akuza të kota të Ahmetajt!

09:01 / June 4, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3270
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Kriptovalutat janë biznesi i tij në Shqipëri”, kështu u shpreh Arben Ahmetaj për ish-kryeministrin italian Massimo D’Alema. Në një video që Rai 3 ka publikuar të Dielën, Ahmetaj rreshtoi një sërë akuzash ndaj kreut të qeverisë Edi Rama.

Sipas të ftuarve në “Opinion”, D’Alema e ka përgënjeshtruar këtë deklaratë. Por edhe në rast se do ishte e vërtetë, nuk kemi të bëjmë me një aktivitet kriminal.

Preç Zogaj: D’Alema është në pension dhe mesa e kam ndjekur ka qenë jashtë këtyre fushave. Është një politikan që ka imazhin e pastër dhe që për më tepër ka udhëhequr Italinë në vitet e luftës në Kosovë dhe e ka mbajtur përkrah NATO-s. Është akuzë e fortë! Në dijeninë time D’Alema e ka përgënjeshtruar.

Mark Marku: Të gjithë politkanët në botë pasi mbarojnë profesionin… Nuk po flas për D’Alemën se e di çfarë peshe ka pasur ai te italianët. Shumë smart, më ka bërë përshtypje. Por, kur mbarojnë angazhimin politik dhe nuk kanë konflikt interesi mund të lobojnë. Është aktivitet i ligjshëm. Nuk është kriminal! Duke bërë akuza të kota, zhvlerësojmë ato që janë akuza. Lobingu është aktivitet i njohur.

Ndërkohë Rama ka theksuar se me ish-kryeministrin italian “kurrë nuk ka folur për tregti“.

“Kam folur gjithnjë për politikën, kam folur gjithnjë për Shqipërinë, kam folur gjithnjë për… Pastaj, ai është i lirë të bëjë çfarë të dojë. Epo t’i paraqesësh gjithmonë këto gjëra kështu! Nuk jam në dijeni të ndonjë shoqërie lobimi, por do t’ju kërkoja ta lini jashtë Massimo D’Alema-n nga ky not në baltë që po bëjmë së bashku“, ka thënë Rama.

Theksojmë se ish numri dy i qeverisë Arben Ahmetaj, ndodhet në arrati që prej Korrikut të shkuar kur SPAK lëshoi urdhër arrestin për të.


Berisha tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbledhja e qeverisë/ Miratohen disa vendime dhe projektligje, nga mbrojtja e mjedisit te objektet e konfiskuara dhe tatimet

19:02 / September 2, 2026

Gjirokastër/ Vatër zjarri në Kllëz, flakët përfshijnë sipërfaqen pranë fshatit

18:40 / September 2, 2026

“Kam harruar kodin e kasafortës”/ Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur shoqja e saj kryeinspektore, Anela Osmani

17:38 / September 2, 2026

Rama reagon pas dorëheqjes së Evis Salës: Një ndihmë e çmuar për vendin tonë

16:58 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.