Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se çdo staf ushtarak i huaj që trajnon trupat ukrainase nuk do të ketë asnjë “imunitet” nga sulmet ruse.
“Çdo instruktor që trajnon trupat e regjimit të Kievit nuk ka asnjë lloj imuniteti,” tha ai në një konferencë me gazetarët sot, sipas mediave të huaja.
Raportet kanë sugjeruar se bisedimet janë duke vazhduar nëse instruktorët francezë mund të dërgohen së shpejti për të mbështetur qendrat e trajnimit në Ukrainë.
Vendimi për dërgimin e trupave të huaja në Ukrainë ka hasur në kundërshti në disa vende perëndimore, të cilat i tremben përshkallëzimit të mëtejshëm të tensioneve.