Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Laburistët drejt pushtetit! Sondazhet tregojnë shkatërrim elektoral për konservatorët në zgjedhjet e 4 korrikut

20:09 / June 4, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rishi sunak 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në prag të debatit të parë televiziv mes Rishi Suank dhe udhëheqësit të opozitës Sir Keir Starmer, që do të zhvillohet këtë mbrëmje, konservatorët në pushtet pritet të pësojnë humbjen më shkatërruese në historinë e tyre, si forcë politike, ndërsa opozita mund të arrijë fitoren më të thellë në 100 vitet e fundit, që kur udhëheqësi laburist Stanley Baldwin fitoje me një shumicë prej 208 deputetësh më shumë se konservatorët në vitin 1924.

Sipas sondazhit të Yougov dhe Skynews, laburistët mund të kenë në parlamentin e ri 422 deputetë nga 222, pra 200 më shumë se në zgjedhjet e 2019, të humbura prej tyre dhe të fituara nga Boris Johnson.

Kjo do të thotë se laburistët mund të arrijnë një fitore akoma më të thellë se ajo e Toni Bler në 1997. Konservatorët e Sunak mund të përfundojnë vetëm me 140 deputetë ose 232 më pak se ç’kanë aktualisht, ndërkohë që pritet të fshihen nga harta politike në Londër, verilindje dhe veriperëndim të Anglisë dhe në Uells.

Mendohet se 12 ministra të kabinetit që nga ai i Mbrojtjes dhe Ekonomisë të humbasin në zonat e tyre elektorale, dhe e dyshimtë mbetet edhe zona ku konkurron kryeministri Sunak. Përgjithësisht, sondazhet në disa zgjedhje nuk kanë rezultuar shumë të sakta, por fakt mbetet se në dy vitet e fundit, laburistët gjithmonë në çdo sondazh kanë ruajtur një diferencë dyshifrore me konservatorët dhe këta të fundit kurrë nuk kanë qenë ndonjëherë në asnjë sondazh përpara laburisteve të opozitës.

Konservatorët duket se nuk kanë shanse për mbijetesë politike, ndërkohë udhëheqësi i opozitës, është në vendin e duhur në kohën e duhur, për të fituar zgjedhjet, edhe pse jo pak britanikë mendojnë se fitorja mund të jetë për shkak të dështimeve të qeverisë aktuale sesa meritave dhe politikave të opozitës.

laburistet SONDAZHE Zgjedhjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.