Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Turma besimtarësh sillen rreth Qabes së Shenjtë të Mekës, me afrimin e Haxhit musliman

20:18 / June 4, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mekee
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Turma të gjera muslimanësh të veshur me të bardha, luteshin sot dhe kryenin ritualin e “tavaf-it”, ecjes rrotull Qabes së Xhamisë së Madhe të Mekës.

Haxhi që nis më 14 qershor është një nga pesë detyrimet kryesore të fesë islame, dhe sipas mësimeve duhet të kryhet të paktën një herë në jetë nga muslimanët që kanë mundësi financiare e fizike ta bëjnë.

Megjithëse temperaturat janë rreth 40 gradë në Arabinë Saudite, edhe vitin e kaluar mijëra besimtarë nuk ngurruan të kryenin ritualin e Zotit të tyre megjithëse autoritetet raportonin për shumë raste të ‘stresit nga i nxehti’.

“Temperaturat e pritura për Haxhin e këtij viti janë sërish të larta, një ose dy gradë më lart se normalja e qyteteve Meka e Medina,” tha kreu i qendrës kombëtare të meteorologjisë Ayman Ghulam në një konferencë shtypi, sipas rrjetit AFP.

Vizita e muslimanëve në Mekë përfshin rituale që kryhen gjatë mesatarisht katër ditëve në Mekë dhe rrethinat e saj.

Vitin e kaluar më shumë se 2 milionë muslimanë të huaj morën pjesë në Haxh, sipas shifrave zyrtare.

Haxhi është një nxitje e konsiderueshme financiare e turistike për Arabinë Saudite dhe një mjet legjitimizimi për monarkun e vendit, titulli i të cilit përfshin gjithashtu përcaktimin “Kujdestar i dy xhamive të shenjta”, duke iu referuar Mekës e Medinës”.

besimtare haxhi musliman meke
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Starmer jep zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër: “Puna ime ka mbaruar”, Andy Burnham merr drejtimin e Britanisë

13:40 / July 20, 2026

Përshkallëzimi i konfliktit SHBA-Iran rrit çmimin e naftës

13:21 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.