Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Opinion/ Përse Edi Rama po mban gjallë “betejën” me Rai3

21:38 / June 4, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama rai3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mero Baze

Ka ngjallur shumë debate fakti që Edi Rama vazhdoi sot me këmbëngulje “betejën” kundër emisionit të RAI 3 duke I akuzuar ata për racizëm, cektësi profesionale, dhe të përdorur nga kundërshtarët e tij politik në Tiranë, apo të tjerë në kërkim nga drejtësia. 

Ashtu si herën e parë kur këmbëngulja e tij për tu ballafaquar zbuloi se Rai 3 kishte manipuluar me intervistën e pa transmetuar të Sekretarit të Përgjithshëm Agaçi apo vet deklaratat e Ramës, beteja e re, duket se e ka më praktik objektivin. Kërkon të identifikoj produktin e Rai 3 me Sali Berishën Arben Ahmetaj dhe fake neës e shtypit shqiptar. 

Për hirë të së vërtetës, shpejtësia me të cilën kundërshtarët e Ramës, realizojnë objektivat e tij është për tu përshëndetur. Nuk kaloi një orë nga sulmi I Ramës dhe Sali Berisha nuk duroi dot të provonte atë që tha Rama, duke I dal zoti “Rai 3” madje dhe fotografisë së Edi Ramës masakruar prej tij. 

Po ashtu vet Berisha dhe gjithë bashkëpunëtorët e tij kanë dy ditë që I kërkojnë Arben Ahmetaj të bëhet “I penduar” dhe të vij të rrëfej “krimet” e Edi Ramës që ka parë me sytë e tij, me shpresë se ai do të bëhet viagra e tyre, dhe  kështu pafuqia për të mundur Edi Ramën do të marr fund.  

Tani I gjithë spektri opozitar I Berishës siç ndodh rëndom me ta, kanë shpresë të ditës emisionin e Rai 3 dhe Arben Ahmetaj.  

I gjithë qëllimi I reagimit të Edi Ramës në fakt është vetëm ky, që ti bëj bashkë kundërshtarët e tij dhe t’i lërë si qese plehrash tek dera e Rai 3. Dhe për këtë ai ka fatin të gjej gjithnjë mirëkuptimin e Berishës që ja plotëson cdo kërkesë në kohë rrufe. 

Qëllimi është qartazi për të ndarë politikisht opinionin publik lidhur me sulmin që vjen nga një medie me prapavijë politike kundër tij dhe kryeministres së Italisë, që konsiderohet mike e tij dhe Shqipërisë dhe që viziton të mërkurën Shqipërinë. 

Dhe e ndau më shpejt se sa e mendonte që ndahej. 

Mjaftoi reagimi I tij që gjithë opozita e Berishës dhe Metës të shpallnin shpresë të tyre Rai 3 dhe ëndrrën që të kenë Arben Ahmetaj të penduar të drejtësisë. Disa madje kanë filluar ti japin dhe udhëzime publike se si të veprojë, çfarë të thotë që t’ia falin dhe këta krimet, jo vetëm drejtësia.

Mundësisht të thotë fjala vjen që këtë vend e shpëton vetëm Argita. 

Po ti shtosh kësaj dhe ndjeshmërinë që krijon tek diaspora shqiptare, një sulm me nota raciste ndaj Shqipërisë, mbushur me fakte të cekëta, të palidhura dhe të pakonfirmuara, është e lehtë të kuptosh pse Edi Rama vazhdon betejën në baltë  me Rai 3. E bën se është i sigurt që Berisha nuk të lë kurrë në balt, për marrëzi të tilla. 

Mero Baze Rai3 Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Qëndrimi jopolitik i pushtetit ndaj Zvërnecit dhe protestave

21:00 / June 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.