Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rrëfimi shokues i “mjekut” për masakrën e Dubravës: Serbët i gjymtuan shokët para syve tanë

21:43 / June 5, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dubrava
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Haqif Iljazi, kishte mbaruar shkollën e mesme për mjekësi dhe ndodhej në burg së bashku me vëllain. Ishin arrestuar si pjesëtarë të UÇK, në maj të vitit ’98.

Fillimisht ishin izoluar në burgun e Prizrenit. Më pas u dërguan në Nish dhe në prill ’99, kur ishte edhe vlugu më i madh i bombardimeve ndaj qarqeve serbe i sollën në Dubravë.

“Pashë një të burgosur që ishte plagosur, isha shtang nga gjaku që i dilte prej qafe dhe vjen vllau më shkund dhe më thotë që tani është momenti që të veprosh, jam sul drejt të plagosurit, jam përpjek me i dhënë ndihmën e parë dhe u kam thënë vraponi drejt spitalit të burgut e merni ç’të mundni”, u shpreh Haqif Iljazi, i mbijetuari i masakrës së Dubravës.

Veç pak jod, pa fasho, e vetmja ndihmë që mund tu jepnin në ato kushte ishte të ndalonim gjakderdhjen.

“Jemi përball me gjithçka.. kemi improvizuar çarçafë, me improvizu fasho. ideja ka qenë me u qenë afër, sepse nuk kishim shumë me i ndihmu“, u shpreh i mbijetuari i masakrës së Dubravës, Haqif Iljazi.

Bislim Zogaj, që kishte një eksperiencë të mëparshme si infermier, u vu në krye të skuadrës që do të merrej me të plagosurit.

Ai ishte arrestuar në janar ‘97 si grup i parë i UCK, dhe pas disa burgjeve në Kosovë e Serbi, më 29 prill e nisën drejt Dubravës.

Pasi u shpëtoi breshërive, u strehua tek godina e ambulancës, ku filluan të vinin të plagosurit. Në fund të datës 23 maj, ishin 109 të plagosur të palëvizshëm.

“Kam parë njërin që i ishte çarë shpina e i kanë dalë organet mbrapa, një tjetri i është këput femuri i ka dalë këmba jashtë. kam pas një person, kur i kam fut dorën përfundi poshtë kokës për ta cu me e ndihmu kur kam hek dorën më kanë mbetur trutë e tij, ka qenë shumë e vështirë sepse një ditë më herët i kisha njoh ata dy djem dhe kërkonin ndihmë të mos i lenim vetëm”, u shpreh Bislim Zogaj, i mbijetuari i masakrës së Dubravës.

Mes qindrave rasteve që ai përmend edhe si një formë përkujtimi ndaj atyre që përjetuan këtë masakër, një moment dramatik ishte momenti i humbjes së shokut të tij të studimeve.

dubraves mjekut rrefimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.