Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vrasja e biznesmenit një mister, Artan Hoxha tregon pse u zhduk trupi i Remzi Hoxhës

10:29 / June 6, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Remzi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zhdukja e Remzi Hoxhës është një rast ekstrem nga siguria e shtetit të asokohe. Kjo është ngjarja më e pazbardhur dhe trupi i tij nuk u gjend kurrë. Artan Hoxha i ftuar në këtë emision ka treguar se çfarë ka ndodhur në vitin 1995 kur biznesmeni u vra dhe arsyen pse.

Artan Hoxha: Kjo është një ngjarje shumë e rëndë, është një ngjarje që ka ndodhur para 29 vitesh, më 31 tetor të vitit 1995. Po shkojë në tre dekada fiks, është ngjarja e një qytetari i cili ishte një biznesmen në atë kohë, u rrëmbye në mes të kryeqytetit, u provua që u rrëmbye nga skuadra operative e Shërbimit Informativ Kombëtar, SHIK-ut në atë kohë. U çua në bazën e SHIK-ut në Lezhë, u torturua aty dhe më pas kufoma e tij u zhduk.

Juli Xhokaxhiu: Kujt i interesonte zhdukja e Remzi Hoxhës për më tepër në këtë mënyrë dhe arsyet?

Artan Hoxha: Në atë kohë, Remzi Hoxha ishte një nga financuesit e lëvizjes guerile që po lindte në Kosovë. Ishte marrë me këtë aktivitet në Kosovë, erdhi nga Kosova në Shqipëri me idenë për të qenë një korrdinator i lëvizjes guerile për ata që kishin probleme dhe i shpëtonin regjimit të Millosheviçit në Kosovë, strehoheshin në Shqipëri, pajiseshin me dokumente dhe shkonin drejt Europës. Ata që vinin nga Kosova dhe kishin nevojë për mjekim ndihmoheshin nëpër spitalet e Shqipërisë etj. Biznesi që hapi ai duralumini ishte një mbulesë për aktivitetin që kryente Remzi Hoxha. Ai u godit për këtë gjë, informacioni për përfshirjen e tij në aktivitet që mund të dëmtonte Republikën e Shqipërisë, është dhënë nga agjentët e shërbimit sekret serb. Në rastin më të mirë ka rënë në grackën në e dizinformacionit që janë dhënë nga shërbimet sekrete sërbe. Do të ishte fatkeqësi e madhe që të mendojnë se kanë bërë në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Një njeri që e kërkonin serbët, e zhdukin shqiptarët, kjo nuk ka sens.

Artan Hoxha mister remzi hoxha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fermerët dhe kompensimi 10%, Tatimet sqarojnë procedurën: Kush përfiton, afatet dhe kur kalojnë paratë në bankë

12:30 / September 4, 2026

Fundjavë me temperatura të larta

12:15 / September 4, 2026

Atentati ndaj Viktor Bardhit, autorët s’u kapën nga kamerat e sigurisë! Dyshohet se u ndihmuan nga të tjerë, asnjë provë në mjetin që u gjet i djegur

12:09 / September 4, 2026

6 milionë pasagjerë në vetëm 6 muaj’, Rama: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kryeson ato të rajonit

11:17 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.