Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Industria ushtarake, ministri Niko Peleshi në Kuvend: Kërkesa për municion në botë e madhe

15:08 / June 6, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 5858
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shtimi i kërkesës për municione në tregun botëror, do të bëjë që edhe Shqipëria të bëhet pjesë e prodhimit të municioneve.

Nga foltorja e Kuvendit, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi foli për projektligjin “Për financimin e detyrimit të prapambetur të pagesës së punonjësve dhe ish-punonjësve të Kombinatit Mekanik Poliçan. Ministri tha se po bashkëpunohet me SHBA dhe NATO për modernizimin e teknologjisë.

“Ne e kemi thënë që do ta rivitalizojmë, që do ta rikthejmë industrinë ushtarake. Sot Shqipëria i ka përmbushur kriteret e NATO për demilitarizim dhe për të pastruar një pjesë të mirë të arsenalit gjiganteskë që kemi trashëguar nga e kaluara, sistemet e vjetra sovjetike nuk janë më dominonte në FA. Jemi duke u modernizuar me teknologji perëndimore, bashkëpunim me partnerët tanë amerikan dhe me aleatë të tjerë në NATO.

Sot kërkesa për municione në tregun botëror është rritur shumë, nuk kemi pse të mungojmë në këtë treg. Duam t’i japim mundësinë investitorëve vendas e të huaj në bashkëpunim me shtetin që të bëhemi pjesë e tregut. Duam që të bëhemi partnerë dhe aksioner me industritë e reja që do të lindin së shpejti në Shqipëri. Për këtë Poliçani, Mjekësi dhe Gramshi janë tre pika kryesore që kanë prodhuar më parë si industri ushtarake, por prej kohësh janë të fjetura, të vdekura”, tha ai.

armë niko peleshi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.