Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, zv/kryeministrja Balluku: Pritet një fluks prej 2.3 milionë udhëtarësh në vit

19:01 / June 6, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Balluku 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zv/kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, paraqiti sot në Kuvend projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit”. Duke u ndalur tek impakti që krijon ky projekt në zhvillimin e infrastrukturës hekurudhore të vendit, Balluku u shpreh se bëhet fjalë për një prej projekteve më të rëndësishme që lidhet me ndërtimin e një rrjeti transporti kombëtar multimodal në shërbim të zhvillimit ekonomik e mirëqenies sociale të shtetasve shqiptarë.

“Kësaj shume i shtohet edhe një hua prej 100 milionë euro e akorduar nga Banka Europine e Investimeve që do t’i përcillet Kuvendit për shqyrtim shumë shpejt, si dhe një grant investimi i BE-së, i cili arrin në vlerën 133 milionë eurove”, tha Balluku.

Po ashtu theksoi se të gjitha këto incentiva të BE-së janë të shumë të rëndësishme për zhvillimin e sektorit të hekurudhave shqiptare. “Ne kemi arritur të fitojmë besimin e pakthyeshëm të partnerëve tanë strategjikë si BE, e cila ka vendosur të investojë në Shqipëri vlerën e konsiderueshme prej 133 milionë euro në formën e një granti pa asnjë kosto për buxhetin e shtetit shqiptar. Shumica e projekteve strategjike vijnë të mbështetura nga grante të BE-së apo kredi dhe marrëveshje të tjera të dhëna nga partnerët tanë”, shtoi Balluku.

Sipas saj, portet dhe aeroportet nuk mund të konsiderohen të palidhura dhe të pastudiuara në një paketë të zhvillimit infrastrukturor të transportit shqiptar. Balluku theksoi po ashtu se projekti i linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit sjell edhe ripërtëritjen e arteries historike hekurudhore.

“Projekti konsiston në përmirësimin e linjës hekurudhore duke e kaluar atë në një modernizim total. Parashikohet që shpejtësia e trenave që do të lëvizin në segmentin Vorë-Hani i Hotit do të jetë 120 km në orë. Të gjitha linjat tona do të jenë të elektrifikuara dhe do të jenë kantiere të hapura brenda vitit 2025”, tha Balluku.

Zv/kryeministrja informoi se parashikohet ndërtimi i 12 stacioneve hekurudhore, një tuneli me gjatësi 320 metra dhe ndërtimi i 112 urave. “Me ndërtimin e kësaj linje hekurudhore pritet një fluks prej 2.3 milionë udhëtarësh në vit dhe një volum mallrash 900 mijë ton në vit. Koha mesatare e udhëtimit Vorë-Hani i Hotit do të jetë vetëm 2 orë. Projekti mundëson rritjen e kushteve të sigurisë dhe shpejtësisë të trenave, si dhe promovon transportin e gjelbër”, tha Balluku.

Hekurudha Vorë-Hani i Hotit zv/kryeministrja Balluku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026

Rama anulon mbledhjen e zgjeruar të Grupit të PS

09:50 / October 14, 2026

Mbyllja e Kapitullit 20/ Rama ndan momentet kryesore të Konferencës së 10-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE

09:35 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.