Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Çfarë ka ndodhur me shqiptarin që vrau mafiozin e Irakut? Hoxha: Frikë se mund të eleminohet në burg

09:52 / June 7, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3386
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV,  ka dhënë detaje për Xhuljano Prengën, shqiptarin 19 vjeçar që ekzekutoi mafiozin e Irakut, të njohur me nofkën “Benzema”.

“Ne e kemi publikuar për herë të parë dhe ka bërë shumë bujë. Autoritetet suedeze kanë ndërhyrë dhe janë zhdukur shumë video. Aljiburi njihet si mbreti i Tik Tok, sepse imitonte Benzema prandaj e ka nofkën Benzema.

Ky e kishte kthyer Suedinë nga parajsë sigurie, në zonë luftë. Policia suedeze u dorëzua, nuk po e zgjidhte dot konfliktin e dy grupeve që luftonin atje.

Pas kësaj ngjarje, shtetasi shqiptar një 19 vjecar, u tha që ishte premtuar 1 milionë euro për vrasje, por ata që e dërguan Xhuljano Prengën aty, ishin kujdesur ta vrisnin këtë, por Xhuljano u largua shumë shpejt dhe u kap rastësisht nga një patrullë.

Aljiburi ishte me eskortë dhe në trafik e ka ekzekutuar me 14 predha. Është arrestuar. Frika ishte se mos e dëmtonin dhe eleminonin në burg. Ndërkohë familja e Xhuljan Prengës, janë marrë në mbrojtje nga shteti suedez.

Nga ky moment, ka patur një lajm para disa kohësh, u tha se shteti suedez ka paguar 3 milionë euro që Xhuljano Prengës ti falet jeta. Shteti suedez nuk ka as ambasadë në Irak. Nuk mund të negociojë për një shtet që ka dënimin me vdekje, që të paguajë para në shkëmbim të jetës së një personi, nuk paguajnë haraç as për pengmarrje jo më për këtë.

Megjithatë jemi në fazën ku Xhuljano mbahet në burg të sigurisë së lartë. Është në sektor që qëndrojnë shtetas europianë.

Ka qenë tepër e vështirë për ti çuar avokat. Pjesëtarët e grupit që ekzekutoi Prenga, mund të rrezikojnë jetën e çdo njeriu që interesohet për fatin e Xhuljano Prengës.

Mbahet në sektor ku ka vetëm europianë, sepe mund të eleminohet fizikisht”, tha Hoxha.

Artan Hoxha irak mafioz
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Nëse objektivi do ishte elektoral, do i linim siç ishin”/ Ndarja e re Territoriale, Mazniku: Ka bashki të vogla që nuk ia dalin dot

22:54 / October 7, 2026

Kadastra lëshon mbi 28 mijë vendime legalizimi për nëntë muaj

20:48 / October 7, 2026

SPAK “arkivoi” dosjen “Tropoja”, Ajshe Haklaj: S’kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut, ekzekutoi 7 antarë të familjes tonë

20:29 / October 7, 2026

SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn, zbardhet vrasja e Renis Dobrës

19:45 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.