Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gazetarët përplasen me Nokën: Nuk del njeri në protestë për ju, ruajnë by*** e vet o Flamur

11:36 / June 7, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gazetaret perplasen me Noken
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Flamur Noka thotë se opozita do të vijojë të kërkojë dorëheqjen e Edi Ramës dhe qeveri teknike, por pranoi se do të hyjnë në zgjedhje edhe nëse nuk e arrijnë këtë objektiv.

Noka debatoi me analistët në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, lidhur me këtë kërkesë, të cilën Edi Rama nuk ka gjasa ta pranojë.

Ylli Rakipi: Çfarë është kjo qeveri teknike, përse ju duhet dhe përse mendoni se do t’ua japë Rama?

Flamur Noka: Nuk mendoj se Edi Rama do të japë qeveri teknike. Por, ne duhet të fokusohemi, të organizojmë çdo formë presioni dhe sensibilizimi edhe me ndërkombëtarët. Shqipëria nuk mund të shkojë në zgjedhje me këtë. Si ka mundësi që Maqedonia është më e avancuar se ne? Në 2013, kanë qenë hapa prapa nesh. Për të vendosur besueshmëri te vota, aplikuan qeveri teknike.

Ylli Rakipi: Edi Rama thotë nuk dua. Po ta them që tani, që nuk është çmendur Edi Rama të të japë këtë.

Flamur Noka: Mund të shkosh në luftë kundër drogës me Eskobarin në krye të betejës?

Ylli Rakipi: Ai nuk e jep atë, në zgjedhje do të hyni?

Flamur Noka: Në zgjedhje do të hyjmë.

Andi Bushati: Kjo është pra fasada e demokracisë.

Flamur Noka: Do të luftojmë deri në momentin e fundit, por në zgjedhje do të shkojmë.

Andi Bushati: Kjo është fasada, pra demokraci, ka zgjedhje…

Flamur Noka: A e provuam ne pa vajtur në zgjedhje?

Andi Bushati: E latë në mes. Nuk mundet një regjim me sakrificë një vjeçare, ai është cikël i gjatë.

Flamur Noka: Koha ka treguar që me bojkot asgjë nuk fiton, vetëm se e ndihmon autokracinë të instalohet edhe më fortë dhe të bëhet edhe më i dhunshëm.

Andi Bushati: Po e pate bojkotin me gjasme… Rruga radikale do radikalizëm, jo gjysëm radikalizëm dhe gjysëm kompromis.

Flamur Noka: Po studiojmë çdo variant radikalizmi. Gjëja e parë që po bëhet është të vrasim frikën.

Andi Bushati: Ju e shtoni frikën. Nëse bëni një protestë dhe e shoh në TV, them leje vëlla mos e kruaj, se aty 300 veta ka, nuk del njeri ruajnë bythën e vetë…

Flamur Noka: Ka edhe protesta me 100 mijë vetë në shesh. Njerëzit kundër këtij regjimi janë. Detyra jonë do të jetë kontakti me qytetarin.

noka Policia tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.