Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zero taksa e fatura për kompanitë që prodhojnë armë në Shqipëri 

11:49 / June 7, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
polican
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria po përgatit terrenin për zhvillimin e industrisë së prodhimit të armëve. Për këtë qëllim, në proces konsultimi publik është dhe një projektligj i posaçëm që parashikon jo vetëm rregullat, por edhe lehtësitë për kompanitë që do të përfitojnë licencë për këtë veprimtari. Referuar nismës së depozituar, procesi i licencimit dhe monitorimit do të kryhet nga Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes, që do të jetë pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes.

Për të përfituar lehtësitë e parashikuara në ligj, kompanitë e prodhimit të armëve duhet të plotësojnë disa kritere, mes të cilave, të kenë partneritet tregtar me shoqërinë shtetërore të prodhimit të armatimit ushtarak në Shqipëri dhe të investojnë se paku 25 milionë euro.

Por cilat janë lehtësitë që do të përfitojnë kompanitë që duan të prodhojnë armë në Shqipëri?

Veç procedurave të përshpejtuara për licencimin, lehtësitë parashikojnë që për 10 vitet e para të aktivitetit, ato do të paguajnë zero tatim-fitim, përjashtim nga taksa vendore dhe qendrore e pasurisë së paluajtshme për 10 vite, përjashtim nga të gjitha taksat doganore për mallrat që nevojiten për prodhimin e armatimit ushtarak e deri mbulim të shpenzimeve për energjinë, ujin dhe gazin për 10 vite.

Subjektet e licencuara duhet të sigurojnë një rezervë të caktuar armatimesh dhe pajisjesh tekonologjike ushtarake për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, në rastin e gjendjes së luftës ose në kushtet e një rreziku të afërt dhe konkret të një agresioni ndaj Shqipërisë.

Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes do të mbajë një “listë të zezë” për subjektet që kanë cenuar sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare nëpërmjet veprimtarisë së tyre të prodhimit apo tregtimit të armatimit ushtarak. Masat ndëshkimore përfshijnë pezullimin ose revokimin e licencës, gjoba financiare, ndalimin e blerjes ose shitjes së armatimeve ushtarake dhe ngrirjen e aseteve financiare.

fabrike polican tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.