Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ndihmoi për vrasjen e Eraldos, nëna e Danielit: E kërcënoi me armë, pronari dhe viktima kishin sherre në Angli

16:11 / June 7, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1717768814 kostaqeqose transformed
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nëna e Daniel Qoses, njëri prej të arrestuarve nga Policia pas vrajses së recepsionistit Eraldo Nevruzi në Dhërmi, ka dëshmuar për detajet që ajo. Ajo tregon se djali i saj është kërcënuar nga pronari për ta ndihmuar në krim, dhe se ka pesë vite që punonte muajt e verës tek hoteli ”Greccia” në Dhërmi, ndërsa thekson se i ekzekutuari dhe pronari që ka kryer vrasjen kanë patur konflikte më herët.

”Dëgjova nga TV në mëngjes që ishte bërë një vrasje, nuk e dija që kishte ndodhur në lokalin ku punonte djali, i rashë telefonit nuk më përgjigjej, e shikoja në linjë i bija por ma mbylli. Mora vajzën në Gjermani dhe e pyeta si e ka emrin lokali ku punon djali? Më duket se Greccia më tha. Marrim pyesim një shok në Dhërmi, edhe ai më tha i bije dhe nuk më përgjigjet por mos ki merak se do shkoj unë.

Lexo edhe :

Related Posts

  • hoteli
    Mallkimi i hotelit ''Greccia'' ku ndodhi vrasja e Eraldos, është një biznes i larë në gjak dhe më parë

Gjetëm numrin më pas, i thamë interesohemi për një djalë që është ai staf. Na thanë i kemi arrestuar po i marrin në pyetje por nuk mund t’ju japim sqarim. Në orën 10 pashë në lajme figurën e djalit. Djali ka ikur që në 6 prill ka 5 vite që punon aty, tek i njëjti pronar dhe nuk ka patur probleme më herët.

Siç thonë edhe në lajme ai i ka kërcënuar dhe i kanë dhënë qese kuzhine dhe e kanë ndihmuar në makinë se i ka kërcënuar me armë. Është nisur burri me çupën andej se morën një avokat dhe nesër kanë gjyqin. Danieli nuk e njihte, se aq ditë kishte në punë, por ky pronari njihej me të që në Angli, kanë bërë sherre.

Nuk kemi mundësi për ta ndjekur, djali mori rrugët për të punuar. Vetëm djali na punon edhe këtu në Korçë ka punuar banakier në lokale, ndërsa atje ka punuar banakier, e fuste pronari edhe te piceria. Djali nuk ka pasur më herët shqetësime nga pronari, këtë vit nuk donim ta dërgonim kaq herët se fejonim çupën por pronari i tha hajde se zihet vendi. Deri në shtator punonte aty”.

Daniel Qose Eraldo Nevruzi Gerald Shehu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.