Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Lulzim Basha tregon 10 pika nga programi i PD: Udhëtim pa viza në Amerikë brenda mandatit të parë

17:40 / June 7, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Basha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lulzim Basha teksa poston një përmbledhje të propozimeve kryesore që u prezantuan në Kuvendin Programor të PD-së, thiotë se përkushtimi i partisë është për qytetarët dhe jo te konfliktet e politikës së ditës.

“Përkushtimi ynë për ndërtimin e alternativës që shqiptarët presin, është i gjithanshëm.
Angazhimi ynë është të jemi zëri i qytetarëve, jo përcjellësit e konflikteve të politikës së ditës. Njerëzit presin më shumë, Partia Demokratike e Shqipërisë ofron më shumë”,
tha Basha.

Sipas tij ky program ambicioz përmban zgjidhje transformuese për të gjitha shtresat e shoqërisë dhe grupet ekonomike. “Mirëqeverisja, antikorrupsioni, siguria, prona, të përndjekurit, familja, rinia, pensionistët, sipërmarrja, bujqësia janë pjesë e vizionit reformues të ekipit tonë, të bindur se Shqipëria meriton më shumë se bataku në të cilin ndodhet për shkak të keqqeverisjes dhe korrupsionit”, tha Basha.

Disa prej propozimeve kryesore të programit të PD-së:

1-Fondi për mirëqenien e famljes. PD propozon 2 000 € për çdo bebe; 20 000 € për fëmijën e tretë; 30 000 çifte të reja shqiptare marrin subvencionim të plotë të interesave për kredi për shtëpinë.

2-Mendje e shëndoshë, trup i shëndoshë. Programi propozon drekë për nxënësit në gjithë shkollat 9-vjeçare dhe të mesme; shkollë gjatë gjithë ditës, kurse kompjuteri, gjuhë të huaj, klasa arti dhe klasa sportive deri në orën 16:00.

3-Trajnim/ Praktike pune e paguar 1-vjeçare për 10 000 të rinj pas shkollës së mesme; 4 Kampuse për 25 000 të rinj për Teknologjinë e Informacionit dhe programimit.

4-Taksë e sheshtë 9%. PD propozon tatim fitim 9%; Profesionet e lira 9%; Tatim për të ardhurat personale 9%’ Dividenti me taksën e sheshtë 9%.

5-Reforma e pronës. PD propozon kthim të menjëhershëm të pronës aty ku është e lirë; Kompensim me vlerë tregu ku është zënë; Lëshimi i obligacionit/ bonove nga shteti, që paguhen çdo vit me 1/20 e vlerës; Regjistrim i pronave me parimin Uti Posidetis.

6-Mbështetje për familjet fermere. Programi parashikon që çdo vit të akordohen 100 milionë euro subvencion direkt për bujqësinë dhe blegtorinë; 50 milionë euro në infrastrukturë, për mbështetje të drejtpërdrejtë (Përfitues 150 mijë fermerë)

7-Rritje e pensioneve. Parashikohet bonus periodik, statusi i të përndjekurit me vlerë monetare të barabartë me statusin e ish-ushtarakut.

8-Krijohet xhandarmëria kombëtare. Propozohet që 5000 djem dhe vajza të moshës 18-22 vjeç që angazhohen në 4 vite shërbim aktiv në Forcat e Armatosura, bashkë me trajnimin marrin një profesion, ose diplomohen me shpenzimet e shtetit. (Paguhen si rezervistë deri në moshën 45 vjeç)

9-Gjykata e Auditit. Shteti merr përsipër të zerojë çdo detyrim të qytetarëve në problematikat me natyrë administrative në raport me institucionet e shtetit.

10-Udhëtim pa viza në Amerikë brenda mandatit të parë.

Basha PD program
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Arsimi profesional, shtyllë e rëndësishme e ekonomisë”/ Rama: Në turizmin shqiptar pagat nuk janë më të ulëta se në Greqi e Kroaci

12:49 / June 9, 2026

Arsimi dhe formimi profesional/ Rama: Mbi 60% e nxënësve punësohen menjëherë

12:47 / June 9, 2026

Reagon Kisha Katolike për protestat: Të gjendet zgjidhje me dialog

11:24 / June 9, 2026

Rama për Al Jazeera: Nuk po e shesim Shqipërinë! Projekti në Zvërnec është një bekim për vendin

09:27 / June 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.