Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Opinion/ Mos jeto jetët e të tjerëve, bano jetën tënde

21:40 / June 7, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dom gjergj meta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Dom Gjergj Meta

Kur ti të mos jesh më jeta do të vazhdojë. Njerëzit do t’i kthehen punës, madje pjesa më e madhe as nuk e kanë ndëprerë atë pse ti po ikën pa kthim. Kush e di si mund të jetë çasti i mbramë i secilit prej nesh? Nuk e di askush. Ama e dimë se në çastin kur qivuri do të mbulohet nga dheu amë një nga një do të shihen vetëm shpina njerëzish, edhe të atyre më të dashur, duke ikur. Dhe kjo është e drejtë! Duhet të ikin të zënë jetën, sepse ajo pret të jetohet.

Jeta vazhdon dhe pas teje dhe ti nuk e shteron atë sado të jetosh. Prandaj jeto tëndën, atë jetë që të është dhënë ty; atë fragment sado i vogël a i madh, sado i lehtë apo i vështirë, atë jeto! Mos merr ditë nga ditët e të tjerëve. Jeto vetëm ditët e tua. Mos jeto jetët e të tjerëve, bano jetën tënde, sepse aty gjendet gjithçka për të cilën ke nevojë. Aty është e vetmja mundësi të kapësh ndonjë shenjë që vjen nga përtej teje. Brenda jetës dhe të këtueshmes së saj gjendet e përtejshmja. Brenda limitit të kohës së jetës gjendet e amshueshmja.

Sigurisht, jetohet me të tjerët, madje jetohet edhe për të tjerët, por ama nuk jetohet në vend të të tjerëve, nuk jetohet për inat të të tjerëve. Nëse ke jetuar jetën tënde, në fund të ditëve ndoshta do të shoqërojë një buzëqeshje e zemra jote do të pushojë butësisht. E do të kuptosh se jeta vazhdon edhe pas teje, se nuk e ke mbaruar të gjithën e faleminderit Zotit ka për të gjithë.

1

dom gjergji jeten jeto
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

19:12 / February 6, 2026

“Po sikur të çmendet një prokuror në Dibër?”, Rada: Veç tek ne i kërkohet ‘Kushtetueses’ vendim brenda një jave

11:45 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.