Ministri Arbjan Mazniku ka në dorën pushtetin vendor dhe këto kohë që prej marrjes së detyrës, ka zhvilluar takime të shumta në shërbim të bashkive. Ai këto ditë po eksperimenton disa prioritete decentralizimi nga pushteti qendror drejt atij lokal. Ministri ka bërë me dije se tashmë Ministrive në vend do ti hiqen disa kompetenca, dhe këto do ti kalojnë bashkive,
”Në bashkitë e Beratit, Divjakës dhe Shkodrës do të pilotohet decentralizimi i disa funksioneve në fushat e arsimit, shëndetësisë dhe bujqësisë.
Lexo edhe :
Related Posts
Dhënia e më shumë kompetencave për njësitë vendore do të rrisë efikasitetin dhe cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve në sektorë shumë të ndjeshëm për ta.
Bashkë me koleget e qeverisë, Ministret Anila Denaj, Ogerta Manastirliu dhe Albana Kociu si dhe me kryetarët Ervin Demo, Benet Beci dhe Josif Gorrea diskutuam për procedurat që duhen ndjekur, nevojat e bashkive për mbështetje me kapacitete financiare dhe njerëzore për t’i kryer këto funksione. Më shumë shërbime për qytetarët, më afër vendbanimit të tyre”,-shkruan Mazniku.
Kryetari i Bashkisë së Dijvakës, Josif Gorrea i ftuar në ”Vendi Im” nga Edlira Prendi, ka thënë pikërisht këtë vendim që është marrë nga ministri Mazniku për të fuqizuar më shumë bashkitë e vendit.