Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kombëtarja pritet me entuziazëm në Kaiserau, presidenti Duka: Ta shijojmë të gjithë së bashku Europianin

11:17 / June 9, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 120 683x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas mbërritjes në tokën gjermane, ekipi Kombëtar udhëtoi drejt Kaiseraut në Kamen në kampin bazë për finalet e “EURO 2024”.

Sapo Kombëtarja mbërriti në SportCentrum Kaiserau iu rezervua e njëjta pritje si në aeroportin e Dyseldorfit me një ceremoni të organizuar nga autoritetet lokale të Kamenit. Shumë fëmijë dhe familjarë të komunitetit shqiptar mirëpritën kuqezinjtë në një atmosferë fantastike dhe të ngrohtë.

Presidenti i FSHF-së Armand Duka, i falënderoi për pritjen dhe i ftoi që të gjithë së bashku ta shijojmë Kampionatin Europian.

“Dua t’ju falënderoj të gjithëve. Të gjithë fëmijët dhe të tjerët për pritjen fantastike dhe të ngrohtë që kanë organizuar për ne, që nga aeroporti i Dusseldorfit e deri këtu. Pavarësisht se ne fizikisht nuk kemi qenë këtu, e kemi ndjerë ngrohtësinë tuaj në çdo moment dhe detaj që ekipi jonë këtu të ndihet si në shtëpi. Të gjithë ne shqiptarët jemi vërtetë shumë të lumtur dhe krenarë që jemi pjesë e këtij kompeticioni, më i rëndësishmi sportiv për mua në botë. I ftoj futbollistët tanë dhe të gjithë shqiptarët që do të ndjekin ekipin Kombëtar që ta shijojnë vërtetë këtë Europian. Ne jemi skuadra e parë mike që vijmë në Gjermani për Kampionatin Europian. Kështu që duke qenë të parë unë uroj që të kemi këmbën e mbarë për të gjithë Kampionatin Europian dhe të kemi një Europian sa më të mirë e të bukur që ta shijojnë të gjithë që do jenë pjesë, në Gjermani, në stadiume dhe në televizionet e të gjithë botës. Ta shijojmë të gjithë bashkë dhe pse jo Shqipëria të fitojë” – tha Presidenti Duka.

duka Europiani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.