Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Protesta e opozitës, ja për çfarë akuzohen 7 të arrestuarit. Në hetim dhe 22 të tjerë

10:26 / May 14, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
protesta 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës ka arrestuar shtatë persona, si dhe ka nisur procedimin për 22 të tjerë, lidhur me aktet e djeshme të dhunës gjatë marshimi të opozitës në pesë institucionet kyçe në kryeqytet.

“Gjatë zhvillimit të tubimit si para Kryeministrisë dhe më pas pranë DPPSH, Parlamentit, Ministrisë së Brendshme si dhe tek Drejtoria Vendore e Policisë, pjesëmarrësit në tubim kanë kundërshtuar, goditur me mjete të forta, fishekzjarre, tymuese dhe sidomos tek DPPSH dhe DVP me kapsolla, punonjësit e Policisë, të cilët kanë qenë të planizuar me shërbim. Nga goditjet, kundërshtimet dhe përdorimi i lëndëve piroteknike, sendeve të forta kanë mbetur të plagosur 3 punonjës të Policisë, të cilët morën ndihmën e parë pranë spitalit të Traumës dhe SQU. Në të gjitha ambientet e përmendura protestuesit si pasojë e përdorimit të fishekzjarreve, kapsollave e sendeve të tjera kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale”, bën të ditur policia e Tiranës në njoftimin e saj zyrtar.

Lexo edhe- Protesta e opozitës

Sipas policisë, bazuar në prova, pamje filmike, raporte shërbimi u arrestuan në flagrancë 7 persona, për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimit të pronës me zjarr” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive.

Janë proceduar gjithashtu në gjendje të lirë edhe 15 persona të tjerë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe ”Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin e personave të tjerë të dyshuar për kryerjen e veprimeve të kundraligjshme në këtë protestë të dhunshme.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Protesta e opozitës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fluks rekord në Rinas, Policia dhe Doganat shtojnë masat: Deri në 56 mijë pasagjerë në ditë

12:50 / July 21, 2026

Begaj pret ambasadorin e ri të Meksikës: Të forcojmë bashkëpunimin ekonomik, kulturor dhe turistik

12:36 / July 21, 2026

Tragjedi në Radhimë, humb jetën një turiste finlandeze gjatë zhytjes

11:44 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.