Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Premiot e UEFA-s, 1 milionë euro për fitore në Europian. Ja sa do arkëtojë Shqipëria nëse kalon grupin

13:31 / June 10, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 76468540a1cbd33190f6743ecb7aa6f7
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kombëtarja shqiptare e futbollit, me kualifikimin e arritur në “Euro 2024”, i ka sjellë 9.25 milionë euro të sigurta Federatës Shqiptare të Futbollit.

Kjo shifër është minimalja dhe e njëjtë për 24 kombëtaret që do të marrin pjesë në këtë Europian.

Por, përfitimet nuk ndalen me kaq, pasi për çdo fitore në grup UEFA ka vendosur një bonus prej 1 milionë eurosh, ndërsa barazimi vlen 500 mijë euro.

Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e parë në Dortmund kundër Italisë, e cila është edhe kampione në fuqi e këtij kompeticioni.

Më pas, në datën 19 qershor, në Hamburg kuqezinjtë do të sfidojnë Kroacinë.

Ndeshja e tretë e grupit do të luhet më 24 qershor në Dyseldorf me Spanjën.

Nëse Shqipëria paraqitet mirë dhe arrin të befasojë duke kaluar grupin, pasi përveç dy vendeve të para që kalojnë më tej, nga gjashtë grupe gjithsej, kualifikohen për në fazën tjetër edhe 4 vendet e treta më të mira.

Kështu, nëse kalohet grupi, ka një bonus shtesë prej 1.5 milionë eurosh.

Ndërkohë cila kombëtare arrin në çerekfinale do të përfitojë 2.5 mln shtesë, ndërsa nga vajtja në gjysmëfinale arkëtohen edhe 4 milionë euro të tjera.

Finalisti që humbet përfiton 5 milionë euro, ndërsa fituesi i Europianit ka si bonos 8 milionë euro shtesë.

Kështu, nga UEFA për këtë kompeticioni do të shpërndahen 331 milionë euro në total.

Edhe pse pritej që kjo shifër të rritej disi, edhe këtë Europian do të jetë e njëjta shpërndarje parash si në Europianin e vitit 2020 që u zhvillua në 2021.

Sakaq, një kombëtare nëse fiton tri ndeshjet e grupit dhe arrin të ngrejë lart edhe trofeun e Europianit, federata përkatëse gjithsej do të arkëtojë 28.25 milionë euro nga UEFA.

kombetarja uefa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“E lau” kur ishte foshnje, Messi flet për foton ikonike me Yamal: E pabesueshme, jeta të surprizon. Lamine është një nga më të mirët në botë

10:18 / July 18, 2026

FIFA vendos për finalen Spanjë-Argjentinë: Ja sa do të zgjasë pushimi mes pjesëve

21:12 / July 17, 2026

Tentuan të grabisin shtëpinë e Lamine Yamal, ndërsa Lamine Yamal kualifikohej në finale

12:26 / July 15, 2026

“La Roja”-t marrin lojën në dorë, shënojnë të dytin dhe hedhin hapin e sigurt drejt finales

22:42 / July 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.