Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kurti bashkon ish-presidentët në Prishtinë: 25 vite më parë u shuan të gjitha shpresat e Serbisë

16:52 / June 10, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kurti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në 25 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s dhe çlirimit të Kosovës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qenë pjesë e Konferencës Shkencore të titulluar “Një çerek shekulli shtetndërtim, sfida dhe arritje – qasje multidisiplinare”. Në konferencë ishin të pranishëm ish presidentët, Fatmir Sejdiu i Kosovës dhe Alfred Moisiu nga Shqipëria. Si dhe kryetarët e Akademisë së Shkencave të Kosovës dhe Shqipërisë. Albin Kurti, ka thënë se është e nevojshme të ketë botime akademike për të gjithë atë që ka ndodhur në luftën e fundit. Kurti përmendi faktin se mijëra persona u shpërngulën nga Kosova për të kërkuar strehim.

“Sikur sot një çerek shekulli më parë, më 10 qershor 1999 NATO i dha fund fushatës së bombardimeve mbi Jugosllavi pas 78 ditësh bombardimeve. Në Nju Jork Këshilli i Sigurimit I Organizatës së Kombeve të Bashkuara e miratoi Rezolutën 1244 me të cilën autorizonte vendosjen e një force ushtarake e civile në Kosovë. Po atë ditë, UNHCR-ja njoftonte se gjatë gjithë luftës në Kosovë 862 mijë e 979 refugjatë ishin dëbuar jashtë Kosovës dhe se sfida e radhës ishte organizimi i kthimit të tyre. Ditët në vijim treguan që në këtë sfidë nuk ishte siç e kishin menduar zyrtarët e UNHCR-së, sepse me 3 gusht kjo organizatë njoftonte që 90 për qind të refugjatëve ishin kthyer në Kosovë në mënyrë spontane dhe të vetë organizuar, pa çka se ata i gjetën 120 mijë shtëpi të tyre të shkatërruara apo të djegura. Me këtë u shuan edhe shpresat e politikës së shtetit të Serbisë që plani I tyre i gjenocidit përmes operacionit ‘patkoi’ të kishte të paktën pjesërisht sukses për zbrazjen e Kosovës nga shqiptarët vendas”, theksoi Kurti.

Lexo edhe :

Related Posts

  • Rama prishtine
    “A keni porosi për vëllain e vogël?”, Edi Rama i përgjigjet gazetares për Kurtin: E kam në Tiranë

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu theksoi se përvjetorët si ky që shënojmë sot, ofron një mundësi për të reflektuar për proceset dhe vendimet që i dhanë formë shtetit tonë. “25 vjet më parë, pikërisht më 12 qershor 1999, Kosova doli nga rrënojat e konfliktit dhe shtypjes, duke hapur një faqe të re, duke dalë në dritën e lirisë dhe të respektit. Ndërsa, jemi bashkë këtu në këtë konferencë kushtuar 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës, është thelbësore që të reflektojmë mbi udhëtimin që në solli në këtë moment historik. Përvjetorët si ky që shënojmë sot, na ofron një mundësi për të reflektuar për proceset dhe vendimet që i dhanë formë shtetit tonë”, theksoi ai.

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu me këtë rast ka uruar që Kosova të ketë ditë edhe më të bardha në të ardhmen. “U bënë 25 vjet kur bota përparimtare vendosën t’i japin fund luftës së turpshme dhe i hapi rrugë ndërhyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë. Ne shqiptarët I jemi mirënjohës përjetësisht për këtë hap të madh humanitar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë, NATO-s dhe vendeve tjera demokratike evropiane. Urojë që Kosova të ketë ditë edhe më të bardha në të ardhmen. Uroj që shqiptarët në Ballkanin perëndimor të kenë një mirëkuptim mes njëri tjetrit dhe të mendojnë më shumë për të ardhmen duke mos harruar”, theksoi Moisiu.

kurti nato
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.