Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

I mori jetën me grusht biznesmenin, Apeli ”fal” djalin e anëtares së KLP-së, do të vuajë 18 muaj burgim

17:33 / June 10, 20244 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
363644586 1000573877884247 6175172358537559877 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Apelit ”fal” Rei Metën, pasi i ka ulur dënimin dhe përfiton nga gjykimi i shkurtuar duke u dënuar me 18 muaj burgim. Më parë ai ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë me 2 vite e 3 muaj burg. Meta, djali i anëtares së KLP-së, Nurihan Seiti, godit për vdekje në verën e vitit 2023 Armando Meshaun në një qendër interneti në qytetin e Vlorës.

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Lexo edhe :

Related Posts

  • rei dhe nurihan meta 770x400 1
    Autori i vrasjes në Vlorë një sekser, babai zyrtar i Kadastrës, mamaja në KLP. Motra me xhaxhain në Prokurori
  • f839c910 093f 4a50 a555 1ed4e6d2e38b 770x420 1
    Djali i saj vrau një 55-vjeçar, BIRN: Arrestimi i të riut vë në pozitë të vështirë anëtaren e KLP! ILD po ndjek rastin
  • Rei Meta
    Dënohet me 3 vite burg djali i anëtares së KLP, goditi për vdekje me grusht Armando Meshaun
  • 366685955 672331178247299 8351414925223180190 n
    PAMJET/ Momenti i sherrit mes Rei Metes dhe Armando Meshaut para vrasjes
  • 1691736031 reimeta transformed
    Vrau biznesmenin, burg për Rei Metën

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, ka zhvilluar gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurit me iniciale R. M, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje nga pakujdesia”, parashikuar nga neni 85 të Kodit Penal.

Fakti objekt akuze lidhet me ngjarjen e ndodhur në qytetin e Vlorës, ku në lagjen “Hajro Çakërri”, në Rrugën “Sulejman Delvina”, në afërsi të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, në ambientet e brendshme të internet-kancelari “Number 1”, si pasojë e një konflikti verbal dhe fizik, i pandehuri me iniciale R. M, ka goditur me grusht shtetasin me iniciale A. M, i cili ka ndërruar jetë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin nr. 109/151, datë 20.03.2024 ka vendosur:
-Deklarimin fajtor të të pandehurit R. M, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja nga pakujdesia”, parashikuar nga neni 85 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
-Në zbatim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen me 1/3 e dënimit duke u dënuar përfundimisht i pandehuri R. M me 2 ( dy) vjet burgim.
-Vuajtja e dënimit për të pandehurin R. M të fillojë nga dita e arrestimit të tij më datë 07/08/2023 dhe pjesa e mbetur e dënimit të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale R. M, i cili kërkoi:
1.Ndryshimin e vendimit nr. 109/151 datë 20.3.2024 i Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.
2.Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit, në mbështetje te nenit 388/1.e të K.Pr.Penale për shkak se fakti është kryer në prani të një shkaku të përligjur që është mbrojtja e nevojshme, dhe nëse Gjykata nuk bindet për pafajësinë e të pandehurit.
3.Në alternativë deklarimin fajtor të të pandehurit dhe dënimin e tij për veprën penale të “Vrasjes nga pakujdesia”, sipas nenit 85 të K Penal duke u dënuar ai me gjobë.

Gjithashtu, ndaj këtij vendimi kanë ushtruar ankim trashëgimtarët e viktimës të të ndjerit A. M, të cilët janë shprehur që në lidhje me cilësimin juridikë të veprës penale, kjo gjë është në kompetencë të gjykatës dhe organit të procedurës dhe nuk paraqesim pretendime. Trashëgimtarët e viktimës i kanë normalizuar marrëdhëniet me njeri- tjetrin dhe nuk kanë pretendime per vendimet e gjykates dhe mosmareveshjet civile do ti zgjidhin me mirëkuptim me njëri tjetrin ose në rrugë gjyqësore civile.

Prokurori pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, z. Genti Xholi, gjatë gjykimit, në seancë gjyqësore parashtroi se:

Qëndrimi, cilësimi juridik dhe lloji i dënimit është i drejtë dhe duhet lenë ne fuqi, për sa i përket masës se dënimit e le ne vlerësimin të gjykatës.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 10.06.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Diamela Goxha dhe anëtare znj. Valdete Hoxha dhe z. Qemal Zaimi, vendosi:

1.Lënien në fuqi të vendimit nr.151 datë 20.03.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë sa i takon cilësimit juridik të veprës penale dhe fajësisë së të pandehurit R.M.
2.Ndryshimin e vendimit sa i takon masës së dënimit duke u dënuar i pandehuri R. M me 2 vjet e 3 (tre) muajburgim.
3.Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar përfundimisht me 18 (tetëmbëdhjetë) muaj burgim.
4.Mospranimin e ankimit të paraqitur nga trashëgimtarët e viktimës për mungesë legjitimimi.

Tiranë, më 10.06.2024

GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM

Armando Meshau Nurihan Seiti Rei Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

18:50 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.