Gjykata e Apelit sot foli për sherrin se kujt i takon vula e PD-së, dhe ja kaloi Sali Berishës. Në një reagim të parë para nisjes së mbledhjes me strukturat që janë pranë tij, Lulzim Basha thotë se ai dhe grupi i tij do të vazhdojë betejën. Ai thotë edhe se ajo që e lidh me njerëzit nuk është karrigia apo logoja, por që është përkushtimi.
“E thashë më parë, nuk e komentoj vendimin e gjykatës. Kemi vendosur një standard të tillë. Hapat do t’i diskutojmë me kolegët. Do të jem në përputhje me angazhimin për ata qindra demokratë dhe synimi është largimi i qeverisë. Kam qenë Lulzim Basha para se të hyja në politikë, jam Lulzim Basha sot dhe do të jem Lulzim Basha. Përkushtimi im është për një Shqipëri që meriton më shumë”, tha Basha.
Lexo edhe :
Related Posts
Pritet të shihet çfarë do të ndodhë tani që Basha ka prezantuar dhe programin elektoral si dhe ka deklaruar se ka kandidatë gati për zgjedhjet parlamentare të 2025.