Kryesocialisti Edi Rama tha se në Kongresin e Partisë Socialiste që do të mbahet në 20 korrik, do të paraqitet platforma për përzgjedhjen e listës së deputetëve për zgjedhjet e 2025.
”Në Kongres do të paraqesim platformën e re të përzgjedhjes së deputetëve të PS. Duke u nisur nga eksperienca e zgjedhjeve të shkuara, ku ne krijuam një platformë dixhitale, “deputeti që duam”.
Lexo edhe :
Related Posts
Disa nga të rinjtë që u paraqitën në atë platformë u bënë pjesë e listës tonë. Ndërsa për zgjedhjet e ardhshme, platforma do të jetë më e gjerë dhe do të parashohë një proces më të artikuluar.
Është mirë që t’i japim vetës kohën e nevojshme nga kongresi zgjedhor deri kur do të bëhet përzgjedhja përfundimtare e listës së deputetëve të PS”,-tha Rama.

