Një 48-vjeçar nga qyteti i Modenas i Italisë, mbyti ish-gruan dhe u paraqit në komisariatin e policisë, duke mbajtur trupin e saj të pajetë në bagazhin e makinës që kishte parkuar jashtë.
Andrea Paltrinieri më pas ka pranuar se ka vrarë ish-partneren, Anna Sviridenko, duke rrëfyer se e ka mbytur me një kabllo elektrike dhe i ka mbuluar fytyrën me një qese plastike për t’ia bërë të pamundur frymëmarrjen.
Ajo punonte në Modena si radiologe. Sipas të dhënave të hetimeve të deritanishme, Paltrinieri ka kryer krimin pasi nuk ka pranuar që ish-partneres së tij t’u besohej kujdestaria e dy fëmijëve të mitur.
