Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Apeli vendos për vulën e PD, reagon vajza e Azem Hajdarit dhe i bën thirrjen e fortë Berishës: Tani të lejojë…

20:42 / June 11, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rudina hajdari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas vendimit të Apelit për t’i kaluar vulën dhe logon e PD Sali Berisha, ka reaguar edhe ish-deputetja Rudina Hajdari.

Ajo shprehet ndër të tjera se është koha që tani t’i hapet rruga një lidershipi të ri.

“Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit lidhur me vendnodhjen e vulës së PD i dha fund një loje të shëmtuar politike dhe e kthen tashmë PD në shinat ligjore ku i takon të jetë.

Në krye të herës e kam theksuar se i gjithë procesi ishte jo demokratik pasi vendimin për drejtimin e partive e marrin anëtarët e jo gjyqtarët. Gjithsesi, më në fund sistemi gjyqësor doli në lartësinë e qytetarëve dhe në krahun e demokracisë, ky është një lajm i mirë.

Por PD ka ende shumë sfida përpara. Zgjedhjet e përgjithshme janë më pak se një vit larg dhe ende partisë i mungon reformimi serioz, figurat e reja të cilat thithin elektoratin gri dhe një hapje reale e lidershipit për ti dhënë mundësi cdokujt që ka aftësi, ambicje dhe dëshirë për të shërbyer të bashkohet me PD.

Duhet të institucionalizohet edhe më shumë gara dhe ajo të jetë reale me rregulla të qarta dhe të pamanipulueshme për këdo që dëshiron të garojë. Mbi të gjitha, Berisha duhet të tregojë urtësi, duke dhënë mesazhin e shumëpritur të një vizioni të tij mbi PD e të ardhmes e duke lejuar kultivimin e lidershipit të ri brenda PD.
Partia ka nevojë urgjente për një frymë të re bashkëkohore, në format e organizimit, mënyrën e komunikimit dhe trajtimin e çështjeve politike.

Vetëm kështu, PD mund të shkojë në zgjedhjet e ardhshme si një alternativë e pakonkurueshme dhe të fitojë besimin e shumicës së shqiptarëve. Kam besim se të gjithë së bashku do ta bëjmë realitet”, shkruan ajo.

Rudina Hajdari vula
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.