Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Kur mund të hyjë në fuqi rivlerësimi me 3 % i pronave?

13:57 / June 12, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shtepi kosto kredi 765x383 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni parlamentar i Ligjeve pritet të nisë të mërkurren e ardhshme shqyrtimin e nismës për rivlerësimin e pronave.

Nisma është propozuar në Kuvend nga deputetja e mazhorancës Blerina Gjylameti.

Kjo nismë ka synimin që t’u ofrojë qytetarëve mundësinë e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme deri me 31 qershor të vitit 2025.

Nëse nisma miratohet, atëhere rivlerësimi do të bëhet kundrejt pagesës së 3% të diferencës ndërmjet vlerës së rivlerësimit dhe vlerës kontabël të regjistruar, për pasuritë e paluajtshme.

Mundësinë e përfitimit nga ky proces i rivlerësimit të pronave do ta kenë edhe individët që janë në proces legalizimi dhe regjistrii të pasurisë si dhe individët që disponojnë kontratë sipërmarrje ose porosie dhe që janë në proces legalizimi dhe regjistrimi të pasurisë.

Miratimi i këtij projektligji parashikohet të ketë efekte të drejtëpërdrejta në nxitjen dhe formalizimin me vlerën e tregut të pasurive të paluajtshme. Ky proces ka rezultuar me interes të lartë për qytetarët në vitet e mëparshme.

Nëse nisma merr miratimin e komisioneve kuvendore, atëherë kalon për votim në parliament. Pas votimit në Parlament, nevojitet dekretimi nga Presidenti dhe publikimi në Fletoren Zyrtare që nisma të marrë fuqi ligjore.

Ndërkohë, përfaqësues të sektorit të pasurivë të paluajtshme kanë kërkuar përshpejtimin e nismës për faktin se periudha deri në miratimin e nismës mund të sjellë një frenim të tregut të shitblerjeve në pritje të miratimit të nismës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Greva e punonjësve të palës greke – Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

14:18 / July 25, 2026

Shërbimi Social sqaron pagesat për personat me aftësi të kufizuara: Rritja zbatohet nga 1 gushti, përfshihet edhe diferenca e korrikut

20:59 / July 24, 2026

Tri bashki të jugut në pikëpyetje: Çfarë pritet të ndodhë me Memaliajn, Këlcyrën dhe Libohovën

21:36 / July 23, 2026

11 mijë biznese të reja në 6 muaj, investitorët e huaj shtojnë interesin për Shqipërinë

13:13 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.