Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kryemadhi pranon që ka bërë botox, por mohon ndërhyrjet estetike: Më paditi Veliaj me suflerët e tij

15:51 / June 12, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1718199824 logoreportperYOUTUBE.02252823.Still133
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Monika Kryemadhi pranon për herë të parë që ka bërë botox, por mohoi ndërhyrjet estetike. Deputetja e Partisë së Lirisë, në SPAK si person në dijeni për hetimin pasuror ndaj saj. “Lobimi, hetimi pasuror i Monika Kryemadhit, operacionet plastike që flasin nëpër televizione janë në një çështje. Nuk kam bërë ndërhyrje estetike. Çdo grua që mirëmbahet dhe që kërkon të jetë korrekte nuk është ndërhyrje estetike. Ndërhyrje estetike do të thotë të ndryshosh shumë gjëra. Isha në cilësinë e personit që ka dijeni jo si person nën hetim. Patjetër që botox kam bërë si të gjitha gratë dhe si gjithë burrat”, pohoi ajo.

Pas qëndrimit prej 5 orëash në SPAK, për gazetarët Kryemadhi tha se ndahet në qëndrime me Ilir Metën sa u takon akuzave për Prokurorinë e Posaçme. “I qëndroj çdo deklarate time lidhur me reformën në drejtësi. Nuk e sfidoj as sistemin e drejtësisë as sistemin ku jetojmë e punojmë pavarësisht problematikave. Nuk do të isha ndër deputetet e pakta që ka dorëzuar 6 padi për inceneratorin. Sigurisht që të gjithë kemi ndasitë dhe qëndrimet tona. Vazhdoj të qëndroj që lufta ime është betejë politike, nuk është me prokurorët. Ndahemi (me Ilir Metën). Unë jam një e paditur nga Erjon Veliaj dhe beteja ime është me opinionin publik”.

Lexo edhe :

Related Posts

  • monika spak
    Monika Kryemadhi paraqitet në Prokurorinë e Posaçme
  • monika kryemadhi
    Monika Kryemadhi pyetet nga SPAK për pasurinë

Sipas saj padia e dorëzuar në SPAK është bërë nga dy ushtarë të bindur të Veliajt. “Padia që është dorëzuar në SPAK kundër Kryemadhit nga dy ushtarët e bindur të Erjon Veliajt është paditur mamaja ime dhe fëmijët e mi. Le të ma marrin celularin, ka vetëm gjëra të bukura dhe fjalë të mira celulari im”.

Botox Monika Kryemadhi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.