Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

25-vjetori i Çlirimit të Kosovës, zv.presidentja e PE-së mesazh: Shpresoj që së shpejti ta mirëpresim në familjen e madhe të BE-së

23:00 / June 12, 20241 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1977 ThFC fly s5vxoayrm t
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian, politikanja italiane Pina Picierno, ka uruar 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës. Përmes një postimi në platformën “X”, ajo ka thënë se pret që së shpejti Kosova të bëhet pjesë e familjes së madhe të Bashkimit Evropian.

“Kosova sot feston Ditën e saj të njëzetepestë të Çlirimit, e cila përkon me përvjetorin e përfundimit të konfliktit të armatosur pas tërheqjes së forcave serbe të Sllobodan Millosheviçit dhe ardhjes së afërsisht të KFOR-it, forcës paqeruajtëse #NATO. Shpresoj që së shpejti të mund ta mirëpres Kosovën në familjen e madhe të Bashkimit Evropian.”, shkruhet në postimin e Picierno.

Kosova shënon sot 25-vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s më 12 qershor 1999 dhe të Çlirimit. NATO ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm jo vetëm në ruajtjen e paqes por edhe për rindërtimin e Kosovës. Më 12 qershor të vitit 1999, pas largimit të forcave serbe, trupat paqeruajtëse të NATO-s hynë në Kosovë pas fushatës ajrore 78 ditëshe të aleancës veriatlantike NATO kundër caqeve ushtarake e policore serbe në Kosovë dhe Serbi. Në Kosovë vlerësohet se NATO-ja ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm jo vetëm në ruajtjen e paqes por edhe në rindërtimin e Kosovës.

25 vjetori Kosova pina picierno
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Stuhia “mbërthen” Maqedoninë e Veriut, raportohen dëme të shumta

08:36 / July 22, 2026

Zelensky shkarkon komandantin e përgjithshëm të ushtrisë ukrainase

22:52 / July 21, 2026

Irani paralajmëron Bullgarinë që të mos e lejojë SHBA të përdorë bazat e saj

22:30 / July 21, 2026

Europol godet rrjetin e trafikimit të emigrantëve në Ballkan, 7 të arrestuar në operacionin ndërkombëtar

22:09 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.