Divjaka, është një vend i kërkuar nga turistët dhe vendasit për ditët e nxehta, dhe jo vetëm, pasi është një park kombëtar. Këtë herë në ”Vendi Im” me Edlira Prendin është kryetari i Bashkisë së Divjakës, Josif Gorrea ku tregon më shumë për bashkinë që ai drejton. ”Për këtë sezon ne presim që dhe turistët e huaj, kryesisht ata që kanë lidhje me vendlindjen tonë, gati gjysma e banorëvë tanë jetojnë jashtë. Rreth 30-40 përqind janë zhvendosur në Ancona. Një shumë e madhe e turistëve italianë ne i presim për të vizituar miqtë e tyre”,-thotë Gorrea.
Më tej kryetari tregon edhe për lashtësinë që ka kjo trevë, ku përmend kohën e Jul Qezarit dhe thekson se kjo trevë ka kisha që janë të shekullit të 13. ”Kjo trevë ka disa gjëra të veçanta që si ka askush. E para kemi këtë pyll që kemi këtu që është shekulluar, dihet që është që nga koha e Jul Qezarit. Është shkruaj që Jul Qezari dhe Pompeu janë ndeshur pranë këtij pylli. Kemi gjithashtu lagunën të jashtëzakonshme. Është një mënyrë tjetër për të kaluar kohë, jo vetëm natyrën por dhe shpendët. Kjo trevë është një trevë shumë e vjetër dhe ka kisha që janë të shekullit të 13. Një nga kishat e vjetra është e Shën Kollit. Ne kemi një kishë tjetër të jashtëzakonshme në Karavasta. Por të grupuara të gjitha, bëjnë një paketë të mirë. Emrin Divjakë e ka marrë vonë, pasi na e kanë dhënë të tjerët. Divjakë është fjalë e pastër serbe, vend me pyje, shkurre. Rrugës për arsye të ndryshme ka ndodhur kjo. Në shek. E 14, Cari i tretë serb, Car Dushani qe një luftëra, por më i keqi për ne Ilirët. Në atë vakum që kishte bizanti e pushtoi Ilirinë dhe popullsinë e një fshati e shpërngulte dhe atë zonë e riemërtonte. Ne kemi një fshat që e ka emrin Kamenicë, dhe 1 km më tutje që e ka emrin gur. Pra brenda 1 km, dy fshatra njëri emrin shqip dhe tjetri serbisht”.
Lexo edhe :
Related Posts
Por çfarë ka ndryshuar në Divjakë këto vite, çfarë punësh ka bërë bashkia dhe qeveria? ”Falë nismës së qeverisë shqiptare për të ndaluar gjuetinë, shpendët kanë filluar që të mësohen. Peshku i Divjakës është një kënaqësi. Një nga llojet që laguna ka është dhe ngjala. Ngjala e kësaj lagune është nga më të shijshmet në botë. Deri sot ka qenë ardhja për një peshk dhe vizitë me varkë. Edhe pedonalja shumë e bukur falë një arkitekti të zonës sonë. Kësaj ne do ti shtojmë një shëtitje me karrocë me kuaj nëpër pyll. Do kemi dhe një natë me peshkatarët, do vish, do parkosh dhe do jesh nën kujdestarinë e një peshkatari tonë, do hysh në një nga zonat e lagunës, do peshkosh në mënyrë tradicionale. Turizëm ekologjik. Kodrat janë të jashtëzakonshëm për rrally, një adrenalinë e paparë. Unë para se të bëhesha kryetar e kam shijuar maksimalisht”.
Bujqësia është një sektor që mban këtë zonë. Çfarë është bërë dhe çfarë synohet të bëhet? ”Kjo trevë prodhon dhe ndonjëherë ka një pikë prodhimi. Ajo që ne po mundohemi të bëjmë dhe ky është një projekt i ri i joni dhe një lloj planifizimi i prodhimit. Po mundohemi që të sigurojmë kontrata prodhimi. Sepse sot nëse vjet shalqini ka qenë shumë mirë, është trefishuar sipërfaqja e shalqinit. Tani çfarë do të ndodhë kur të gjithë prodhojnë mirë? Çfarë ka tjetri. Çfarë kam unë, çfarë ka qeveria kur është trefish prodhimi? Kështu që i përgjigjem pyetjes. Prodhimet tona herë pas here kanë atë luhatjen e vet. Në cilësi jo por në rendiment po. Kur rendimenti i partë dhe kërkesa e vogël, ndodh dhe ajo që mund të ketë pak probleme në shitje”.
Kryetari Gorrea pohon edhe se nuk ju lejohet që ta eksportojmë pataten në vendet e Bashkimit Europian, kjo për arsye të një procedure rutinë duke monitoruar dy baktere që gjenden në tokë.
Sivjet përshembull ka ndodhur me pataten. Ky është një problem i të gjithë shtetit shqiptar. Kemi 30 vite e kusur që të na lejohet të eksportojmë në BE. Cilësia e patates që prodhojmë është e jashtëzakonshme, shumë e kërkuar, tregtarët kanë shprehur vlerësimet e larta, problemi është se nuk na lejohet ta eksportojmë në BE për arsye të një procedure rutinë duke monitoruar dy baktere që gjenden në tokë. Thjesht që do monitoruar. Na mungojnë monitorimi, një laborator dhe dy profesorë. Nuk duhet privati, por shteti. Për produktet e tjera Shqipëria lejohet të eksportojë në BE përveç patates. Jemi duke punuar dhe ministrja e re Denaj ka një dëshirë që ta shtyjë përpara. Shpresojmë që brenda një viti ta realizojmë”.
Projekt me shumë vlerë që është në punim ka të bëjë sipas kryetarit me një argjinaturë mbrojtëse për lagunën e Karavastasë. ”Pjesë e ujërave të lagunës dalin në tokat bujqësore, për ti mbrojtur tokat bujqësore por dhe për të mos lejuar ujërat e ndotur që të hyjnë në lagunë, po krijohet një argjinaturë 20 km që do të jetë dhe një lloj shëtitore. Ky projekt është mbështetur nga qeveria, është projektuar dhe thjesht do të kalojë në prokurim së shpejti. Mendoj që brenda një viti do të mbarojë”.
Po ashtu kryetari nuk lë pa përmendur edhe projektin që ka për lumin Shkumbin. ”Projekt tjetër i rëndësishëm që akoma nuk e kemi zgjidhur dot por që do ta zgjidhim është Lumi Shkumbin. Rreth 20 vjet më herët lumi Shkumbin ka ndërruar drejtimin nga dora e njeriut dhe ka shkuar 7 km më në veri. Kjo na ka sjellë probleme të jashtëzakonshme në lagunën tonë. Dhe ajo që është më e keqe deti ka filluar të largohet”.