Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Deputetja e Bashës kalon tek Berisha: Jam dhe mbetem pjesë e PD-së. Koha për një opozitë të formuar

16:25 / June 13, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
446984126 10225778268625300 7350216531434611723 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me kalimin e vulës së PD-së tek Sali Berisha, edhe deputetët e pakët që deri dje ishin tek grupi i Lulzim Bashës, duan që të kalojnë tek lideri historik i PD-së, pra ka nisur eksodi i deputetëve

Deputetja e Fierit, Eralda Bano e cila më sot ka qenë pjesë e grupit që drejtohej nga Basha, thotë se ajo është dhe do të mbetet deputete e PD-së. Për të, është koha për një opozitë të formuar dhe të papërçarë. ”Jam e bindur që debati i brendshëm duhet të vazhdojë për të mirën e të gjithëve. Vendimi im politik është i thjeshtë. Unë jam, dhe do të mbetem deputete e Partisë Demokratike të Shqipërisë”,-shkruan Bano.

Lulzim Basha ende nuk është shprehur qartë se cili do të jetë fati politik i grupimit të tij. Kurse Sali Berisha prej 48 orësh përsërit thirrjen drejtuar ligjvënësve të dalë nga listat e 2021 për t’u kthyer në shtëpinë e tyre dhe mesazhi duket se ka mbërritur tek Bano.

Postimi i plotë

Të dashur qytetarë, lufta me veten është lufta më e vështirë dhe forma më sublime e rimëkëmbjes, luftë e cila është e domosdoshme dhe jetike. Kjo luftë do duhet të na forcojë e të na kthejë në modelin më të mirë të vetes.

Demokratë të nderuar, dëshiroj të shpreh përulësisht një mirënjohje të thellë për këdo që më ka mbështetur në këto vite! Jam mirënjohëse ndaj miqve, kolegëve, simpatizantëve të mi dhe kujtdo që ka marrë guximin të më kritikojë. Jam e bindur që në ditë të vështira nevoja për të reflektuar mbi të ardhmen prevalon mbi çdo ideologji, bindje apo mendim.

Jam e vetëdijshme se rruga më e mirë për të rikthyer shpresën në çdo vatër shqiptare është që të kemi një opozitë të formuar, të papërçarë dhe të pathyeshme, sikundër jam e bindur që debati i brendshëm duhet të vazhdojë për të mirën e të gjithëve. Vendimi im politik është i thjeshtë. Unë jam, dhe do të mbetem deputete e Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Eralda bano
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kaosi gjatë protestës, Policia shoqëron protestues në zona të ndryshme të Tiranës

22:45 / October 14, 2026

Protesta e dhunshme dhe kaosi në Tiranë, ministri Demo: Skenar ogurzi i politikës së vjetër dhe duarve të huaja

21:59 / October 14, 2026

Protestuesit sulmuan Kuvendin, Peleshi: E papranueshme, subjektet politike të distancohen nga dhuna

20:39 / October 14, 2026

Reagim i Ministres së Arsimit, Kumbaro: Aktet e sotme të shkatërrimit nuk përfaqësojnë marrëdhënien e MA-së me studentët

20:18 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.