Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Bora Muzhaqi: Nisim rishikimin e Ligjit “Për Rininë” bashkë me të rinjtë dhe shoqërinë civile

09:58 / June 14, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bora Muzhaqi Rinia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bora Muzhaqi, Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, njoftoi ditën e sotme fillimin e procesit të rishikimit të Ligjit 75/2019 “Për Rininë”, në një takim të organizuar me përfaqësues të shoqërisë civile, anëtarë të Këshillit Kombëtar Rinor dhe Këshillave Vendorë Rinorë, si dhe të rinj e të reja nga e gjithë Shqipëria.

Në fjalën e saj, Ministrja Bora Muzhaqi theksoi rëndësinë e këtij ligji, i cili u miratua në vitin 2019 për të krijuar një kuadër legjislativ të dedikuar për mbështetjen dhe angazhimin e të rinjve.

“Ka kaluar një periudhë pesëvjeçare nga miratimi i këtij ligji dhe është koha për të reflektuar mbi zhvillimet dhe kërkesat e reja të të rinjve, për të përmirësuar dhe përshtatur ligjin,” tha Muzhaqi, duke theksuar njëherazi se për rishikimin dhe përmirësimin e ligjit ka pasur kërkesa për ndryshime dhe zhvillime të mëtejshme të herëpashershme duke filluar që nga procesi i konsultimeve të Strategjisë Kombëtare të Rinisë, ku edhe është parashikuar si masë e saj, deri në takimet e vazhdueshme me të rinj dhe shoqërinë gjatë tre viteve si ministre.

Gjatë këtyre pesë viteve, ligji ka mundësuar krijimin e 61 këshillave vendorë rinorë në të gjithë bashkitë e vendit dhe Këshillin Kombëtar të Rinisë, që shërbejnë për të tejçuar zërin e të rinjve në nivel lokal dhe qendror.

Përsa i përket mbështetjes për projektet rinore, Ministrja Muzhaqi u ndal tek thirrjet për financimin e projekteve rinore dhe grantet për infrastrukturë rinore.

Përmes Agjencisë Kombëtare të Rinisë, janë mbështetur 58 projekte rinore që kanë përfituar rreth 17,000 të rinj e të reja. Ministrja përmendi gjithashtu ndërtimin e infrastrukturës rinore në 9 bashki dhe krijimin e hapësirave të reja në 6 bashki të tjera gjatë këtij viti, duke përfshirë Sarandën, Matin, Korçën, Librazhdin, Malësinë e Madhe dhe Fierin.

Muzhaqi theksoi se ky proces do të zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me të rinjtë dhe organizatat e shoqërisë civile, duke mbajtur në konsideratë komentet dhe sugjerimet e tyre.

Procesi do të fillojë me katër tryeza pune të dedikuara për kompetencat institucionale, organizimin dhe veprimtarinë e strukturave rinore, financimet për rininë, dhe kushtet për aktivizimin dhe mbështetjen e të rinjve.

“Ky proces është i rëndësishëm për të siguruar transparencë dhe për të bashkëkrijuar politikat me të rinjtë për të rinjtë,” tha Muzhaqi.

Ajo njoftoi gjithashtu nisjen e një turi konsultimesh në të gjithë vendin, për të mbledhur mendimet dhe kërkesat e të rinjve dhe organizatave rinore nga çdo cep i Shqipërisë.

Ministrja Muzhaqi përfundoi fjalën e saj duke falënderuar të gjithë kontribuesit për arritjet deri më tani dhe shprehu besimin se ky proces do të jetë frytdhënës dhe do të ndihmojë në përmirësimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të ligjit për rininë.

bora muzhaqi femijet Ministri i Shtetit për Rininë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.