Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Të përfshirë në episode të ndryshme krimi, zbardhet bashkëpunimi midis shqiptarit dhe një turku

20:40 / June 14, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zvicerkrime
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Gjermani ka nisur një gjyq ndaj një shqiptari dhe një turku, që edhe pse të përfshirë në episode të ndryshme krimi, kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin dhe duket se lidhja ka qenë trafiku i drogës.

Shqiptari i identifikuar si Ardit B. ka bashkëpunuar me turkun Ferhat K, i dyshuar për vrasjen e një tjetër shqiptari, krim i ndodhur në nëntor 2023 pas mosmarrëveshjeve në trafikun e drogës.

Më konkretisht turku Ferhat K. dyshohet si i përfshirë në vrasjen e 27-vjeçarit nga Burreli, Alonso Hysneli alias Reols Hysneli.

Sipas medias gjermane, tre persona, të gjithë shqiptarë, më 25 prill 2023 janë takuar mes tyre në një rosticeri në Reeperbahn të Hamburgut.

Tre burra ishin Albano H. (33 vjeç), Ardit B. (30 vjeç) dhe Klenton S. (32 vjeç), që dyshohet se krahas punës në kantiere të ndryshme janë të përfshirë edhe me trafik droge.

image 14

Pikërisht në rostiçerinë ku janë takuar, ka pasur një debat mes Klenton S. dhe Ardit B. Situata përshkallëzohet kur Ardit. B nxjerr një Glock nga brezi dhe qëllon dy herë kundërshtarin e tij pa paralajmërim. Ai godet 32-vjeçarin në stomak dhe në pjesën e këmbës.  Por kjo nuk mjaftoi, pasi në sherr përfshihet edhe Alabano H, i cili godet viktimën me shkelma, teksa ai ndodhej i shtrirë në tokë, me dy plagë me armë zjarri.

Shërbimet e urgjencës dërguan në spital 32-vjeçarin me lëndime të rrezikshme për jetën. Në këtë pikë, Ardit B. ishte zhdukur prej kohësh në Belgjikë me një Audi të errët nëpërmjet Büdelsdorf (Schlesëig-Holstein).

image 15

Sipas dosjeve të hetuesve të vrasjes në Itzehoe, ai ka një ndihmës arratisjeje, dhe ai nuk është i panjohur.  Ai është Ferhat K. (30 vjeç), i cili me të paktën një bashkëpunëtor qëlloi një burrë në një mosmarrëveshje për pazaret e drogës në nëntor 2023 dhe e hodhi trupin e tij pranë “Holsten Therme” në Kaltenkirchen (Schlesëig-Holstein). Që atëherë, ka pasur një kërkim ndërkombëtar për turkun.

Sipas informacioneve të BILD, të dy personat, vrasësi  Ferhat K. dhe shqiptari Ardit B., bashkëpunonin së bashku në pazare droge.

Reols Hysneli shqiptari Vrasja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Revanshi”/ Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin e 7 të pandehurve, 10 vite burg për Aldo Avdylin, për Durim Bamin 21 vite burg

12:32 / June 4, 2026

“Metamorfoza”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

12:25 / June 4, 2026

Polici i plagosur mbërrin te Trauma/ Mjekja: Lëndim i rëndë në pjesën e qafës dhe kokës

11:55 / June 4, 2026

Vritet efektivi në krye të detyrës/ Skënder Hita: Policia e Shtetit humbi shërbëtorin e saj, në shërbim të qytetarëve

11:22 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.