Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Rreziqet nga inteligjenca artificiale/ Papa Françesku paralajmëron liderët botërorë: Asnjë makineri s’duhet t’i marrë jetën njeriut

22:37 / June 14, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Pranoi se kishte abuzuar me niperit e mitur Papa Francesku merr masa per peshkopin belg
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Papa Françesku u bë Papa i parë që iu drejtua një samiti të shtatë vendeve më të industrializuara në botë (G7), duke paralajmëruar liderët botërorë se Inteligjenca Artificiale nuk duhet të lejohet kurrë të ketë epërsi mbi njerëzimin.

Papa tha Inteligjenca Artificiale përfaqëson një “transformim epokal” për njerëzimin, por theksoi nevojën për mbikëqyrje të ngushtë të teknologjisë gjithnjë në zhvillim, për të ruajtur jetën dhe dinjitetin njerëzor.

“Asnjë makineri nuk duhet të zgjedhë kurrë t’i marrë jetën qenies njerëzore,” tha ai derisa shtoi se njerëzit nuk duhet të lënë që algoritmat e superfuqishme të vendosin për fatin e tyre.

“Ne do ta dënonim njerëzimin për një të ardhme pa shpresë nëse do t’ua hiqnim njerëzve aftësinë për të marrë vendime për jetën e tyre, duke i dënuar ata të varen nga zgjedhjet e makinerive,” paralajmëroi ai.

Samiti i G7-ës, i cili po mbahet në Itali, mbledh së bashku liderët e Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë, Britanisë, Francës, Italisë, Kanadasë dhe Japonisë.

Papa Françesku pranoi se Inteligjenca Artificiale mund të zgjerojë qasjen në njohuri në mbarë botën.

“I takon të gjithëve që ta përdorin mirë (Inteligjencën Artificiale) por përgjegjësia i takon politikës për të krijuar kushtet që një përdorim i tillë i mirë të jetë i mundur dhe frytdhënës”, shtoi ai.

Në një draft të deklaratës së tyre përmbyllëse, liderët e G7-ës thanë të premten se ata do të hartojnë një plan për të parashikuar aftësitë dhe nevojat e ardhshme arsimore për të përfituar nga revolucioni në pritje i Inteligjencës Artificiale.

Ai papa francesku rreziqet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026

Dosja “Epstein”, Ghislaine Maxwell e gatshme të flasë nëse merr falje nga Trump

19:58 / February 9, 2026

AAK përkrah pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, Haradinaj: Me SHBA-të jemi krah njëri tjetrit në çdo iniciativë

19:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.