Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pjesë e trafikut të prostitucionit në Greqi, arrestohen 3 shqiptarë, mes tyre edhe një grua

13:46 / June 15, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia greke arrestim
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia greke ka çmontuar një grup kriminal, anëtarët e të cilit shfrytëzonin femra për prostitucion në shtëpi publike në zonën e Metaksurgios në Athinë, me qëllim përfitimin financiar të paligjshëm.

Gjatë operacionit policor, u arrestuan 7 persona, nga të cilët 3 janë anëtarë të grupit kriminal dhe 4 pasi shkelën vulat e vendosura nga autoritetet shtetërore.

Siç rezultoi nga hetimet, të dyshuarit kishin krijuar një grup kriminal, me role të dallueshme, dhe shfrytëzonin femrat në prostitucion, të cilat i dërgonin në shtëpitë publike në zonën e Metaksurgio.

Madje, për t’i shërbyer qëllimit të tyre, ata kishin marrë me qira ndërtesa të ndryshme, në të cilat strehoheshin dhe i kishin kthyer në shtëpi publike.

Në kuadër të operacionit policor, u kryen kontrolle në 7 shtëpi publike, një minimarket, një kompani makinash me qira si dhe në një shtëpi.

Gjatë operacionit janë arrestuar shtetasit shqiptarë Marjol Bardhi 36 vjeç, Aleksi Muskaj 35 vjeç dhe Laureta Bashari 52 vjeç si dhe një bullgar, një shtetase gjermane dhe një rumune.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim shtetasit shqiptarë Myfit Ademi 36 vjeç dhe Fatjon Gjerani 42 vjeç. Gjatë kontrolleve në shtëpitë publike, u gjetën dy vajza shqiptare të moshës 20 dhe 29 vjeç si dhe një greke, një rumune, një gjeorgjiane, dy moldave dhe një nigeriane nga 31 – 58 vjeç.

Greqi grup kriminal prostitucion
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026

“Thirrje të dhunshme në rrjetet sociale”, Hita: Policia do veprojë me forcën e ligjit. Ç’thotë për plumbat e gomës

16:47 / October 17, 2026

Policia i largoi nga Ministria e Arsimit, protestuesit para Kryeministrisë

15:59 / October 17, 2026

PD distancohet nga dhuna në protestë pas reagimit të ambasadës amerikane, Floriana Garo: “Ilirjana Kuçana ishte aty si pedagoge”

14:31 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.