Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Euro 2024

Pse uli kokën Hysaj? Ish-futbollisti i Kombëtares shpjegon episodin që ka shkaktuar polemika

10:31 / June 17, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hysaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ledio Pano, ish-futbollist i Kombëtares, i ftuar në A2 CNN, shpjegoi rastin e golit të dytë të Italisë, ku Elseid Hysaj uli kokën përballë goditjes së Barella, me topin që përfundoi në rrjetë.

Sipas tij, ajo lëvizje është refleks: “Ulja e kokës është instinkt, një refleks i njeriut. Topi shkoi në portë dhe u bë gol, prandaj u përfol kaq shumë Hysaj. Momentalisht, Hysaj nuk është ai i dikurshmi dhe ai që të gjithë presim”.

Gjithsesi, Pano theksoi se nuk duhet të hedhim poshtë lojtarët tanë, por të jemi të lumtur që jemi mes ekipeve më të mira të Evropës.

“Dëshira për të mundur Italinë e Spanjën është e madhe, por mundësia është e vogël, pasi janë ekipe me histori dhe lojtarë cilësorë. Prandaj nuk më vjen mirë kur kritikojmë lojtarët tanë në këtë moment. Shumica janë lojtarë të rinj dhe me pak minuta gjatë sezonit të kaluar”, deklaroi Ledio Pano.

Sipas tij, në ndeshjen e radhës me Kroacinë, trajneri Sylvinho duhet të bëjë dy ndryshime në formacion: “Me Kroacinë do të jetë shumë e vështirë, pasi kroatët janë në një pozicion që do të japin shumë më tepër sesa me Spanjën. Sipas mendimit tim, Asani dhe Seferi duhet të ndryshohen”.

hysaj tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I dënuar me mbi 2 vite burg nga Gjykata e Fierit për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 50-vjeçari

10:48 / May 3, 2026

11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

22:22 / January 24, 2026

Berisha: Lironi menjëherë 25 të arrestuarit, beteja jonë do të vijojë 

21:33 / January 24, 2026

Hidhen molotovë drejt Kryeministrisë! Berisha tund flamurin kuqezi

19:24 / January 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.