Kroacia dhe Shqipëria, do të përballen në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë të Grupit B në Europian. Sfida është të mërkurën në orën 15:00. Të dyja ekipet do të kërkojnë fitoren, pas humbjes kundër Spanjës dhe Italisë. UEFA ka publikuar emrat e arbitrave që do të vendosin drejtësi në këtë sfidë. Kryesori do të jetë Fransua Leteksie, i cili ishte ndihmësi i katërt në finalen e Championsit mes Dortmundit dhe Real Madridit. Ai gjithashtu arbitroi finalen e Kupës së Francës 2024 mes Lionit dhe PSG-së.
Të fundit
Postime te ngjashme
Add A Comment