Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Bejko ‘zbërthen’ detajet: Ja për çfarë i duhet vula Berishës

20:46 / June 17, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
roland bejko
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Roland Bejko, nënkryetar i ish-PD-së, ishte i ftuar në një emision televiziv ku foli për vendimin e dhënë nga Gjykata e Apelit për vulën e Partisë Socialiste, e cila iu rikthye Sali Berishës.

Bejko u shpreh se Apeli nuk kthehu përgjigje se cili nga dy kuvendet ishte i ligjshëm.

“Ka lëvizje dinamike dhe të paparashikuara. Siç ishte momenti i dhënies së logos dhe vulës. Ne prisnim që Apeli të kthente përgjigjen që prisnin të gjithë, përgjigjja që ka dhënë Apeli është një vendim që nuk thotë se cili nga Kuvendet ishte i ligjshëm, i 18 dhjetorit, i bërë nga Basha apo nga Berisha. Në aspektin moral, vula i takon Berishës. Kjo është pasojë e veprimeve të dhunshme që Berisha për të marrë, vulën, logon dhe financat e PD. Jemi në demokraci dhe një nga standardet që e kam vlerësuar Berishën janë dhe pikërisht këto veprime. Ai bëri shkelje. Kuvendi që bëri ishte i paligjshëm, ushtroi dhe dhunë. Çfarë bëri Berisha të paligjshme? Kuvendin. Dhuna ishte, ishte verbale. Bulimi a është dhunë verbale? Basha për shkak të këtij presioni u tërhoq. Berisha bëri një Kuvend të firmosur nga vula e degës nr.3. Në gjykatë u diskutua procedura dhe jo se kush e ka shumicën dhe pakicën. Legaliteti nuk u dha për këtë arsye? Ne aspektin moral, po të jetë për shumicën… ne ishim shumicë përpara. Në 14 maj ju e patë çfarë diversioni u bë brenda PD-së. Sali Berishës iu tha të merrte kandidatët e tij që të kandidonin me vulën e PD-së. Ai nuk pranoi, pasi donte që para shqiptarëve dhe amerikanëve të paraqitej si një njeri që i fitonte gjërat. Ai thoshte ‘më jepni mua amnisti, meqë kam qenë kryeministër, president dhe kryetar i PD-së’. Për çfarë i duhet vula? Që ta varrosi, ta marri me vete. Është si ajo puna që i mbyturi të mbyt”, u shpreh Bejko.

Berisha Roland Bejko vula
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.