Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Sindikata kundër vetëdeklarimit të policëve për lidhjet me krimin

13:46 / June 18, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3974
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ditë pas firmosjes nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit të urdhrit për plotësimin e formularit të posaçëm për lidhjet me krimin nga efektivët blu, Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit e konsideron të paligjshëm këtë formular.

“Nuk besoj që ajo deklaratë të jetë realisht aq e pastër. Nëse dikush ka vite që punon në Policinë e Shtetit në këtë moment nuk ka si ta deklarojë në qoftë se ka një aktivitet. Detyrimin për të vërtetuar aktivitetin e kanë struktura të tjera që merren me këtë punë. Vetëdeklarimi ne gjykojmë se është vetëm për punonjësit që i kap vetingu,” thotë kreu i Sindikatës, Sadedin Fishta.

Madje, ai shkon edhe më tej, kur thotë se me plotësimin e tij, synohet zëvendësimi “në heshtje” i procesit të vetingut te uniformat blu, që sipas tij është ngadalësuar te Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Rreth 12 mijë efektivë të të gjitha reparteve të Policisë së Shtetit duhet që deri më 30 qershor të plotësojnë formularin, te i cili duhet të deklarojnë nëse kanë pasur apo jo lidhje apo kontakte me krimin e organizuar.

“Kjo deklaratë nuk besoj se ka efekt juridik, për sa kohë nuk është e bazuar as në ligj, as në akte nënligjore. Nëse do të ketë pasoja nga këto deklarime ne sigurisht që do të merremi drejtpërdrejt me mbrojtjet,” shprehet z. Fishta.

Policia e Shtetit tha se ky hap vjen me synim mbështetjen e procesit të pastrimit të policisë nga ata persona që shkelin ligjin dhe betimin. Më herët punonjësit e Policisë i janë nënshtruar plotësimit të një tjetër formulari në lidhje me përdorimin e aplikacionit Sky Ecc.

Polici sindikata
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.