Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Euro 2024

Nesër sfida vendimtare me Kroacinë, Sylvinho: Do të luftojmë për 90 minuta. Gjimshiti: Të jemi të ”pistë” në fushë

18:09 / June 18, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1718386066 gjimshitisylvinhoeuro2024
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nesër kombëtarja e futbollit do të ketë sfidën vendimtare kundër Kroacisë për ”Euro 2024”, dhe trajneri Sylvinho doli në një konferencë për shtyp, ku foli për gazetarët në lidhje me zhvillimet e fundit në ekip apo ndeshjen që lamë pas me Italinë. Sylvinho deklaroi se ekip aktualisht nuk ka asnjë mungesë, teksa shtoi se të gjithë lojtarët do të japin maksimumin gjatë 90 minutave, njësoj siç bënë ndaj Italisë.

“Po në këtë moment jemi në rregull. Kemi pasur një trajnim të shkurtër. Do të kthehemi në hotel për të folur me stafin. Nuk kemi asnjë të lënduar. Ky është një grup shumë i vështirë, por mendoj që është një gëzim i madh të jemi këtu. Po luajmë ndaj ekipeve ndaj më të mëdha, do të bëjmë më të mirën që mundemi. Është gëzim të luajmë kundër ekipeve të mira dhe të forta, me nivele të larta teknike. Është një kompeticion shumë i mrekullueshëm dhe unë asnjëherë nuk do të heq dorë në 90 minuta, në kohën shtesë. Këtë bëmë ndaj Italisë, e respektuam dhe rrezikuam deri në minutën e fundit. Do të jemi aty për të luajtur çdo minutë”, tha Sylvinho.

Lexo edhe :

Related Posts

  • maxresdefault 2
    A do të luajë Hysaj nesër përballë Kroacisë? Sylvinho shuan dilemat: Lojtar me eksperiencë…

Në lidhje me ndeshjen me Kroacinë, trajneri i kuqezinjve, vlerësoi kundërshtarët, për një pjesë të të cilëve tha se është nder që të luash ndaj tyre. “E kemi studiuar Kroacinë, e kemi parë që mbaroi 3-0, por ajo luajti shumë mirë ndaj Spanjës dhe ishte një ndeshje e mirë për ta. Kroacia ka cilësi, aftësi teknikë, pasime të sakta dhe mban topin. Nuk mund të themi që fitorja e Spanjës ishte e lehtë. Ju e keni parë ndeshjen vetë dhe e vutë re sa e vështirë është të luash ndaj Kroacisë. Lojtarët e tyre kanë aftësi të mëdha, por edhe ne kemi lojtarë shumë të mirë. Duhet të jemi të duruar. Kapiteni ka të drejtë kur thotë që kemi një përzierje të mirë”, përfundoi ai.

Kurse kapitenti i kombëtares, Berat Gjimshiti bëri një reflektim nga ndeshja e kaluar me Italinë dhe anlizoi shanset për sfidën e nesërme. ‘‘Në fushë, nuk duhet të jesh vetëm i bukur”, tha kapiteni i Kombëtares. “Kam thënë edhe pas pjesës së parë me Italinë, që e linim shumë thjeshtë zonën tonë. Duhet ta ndalësh pak ritmin e kundërshtarit, sepse kundërshtar me nivel kaq të lartë të bën dëm. Nuk duhet të jesh vetëm i bukur në fushë, por edhe i pisët e të marrësh atë që meriton”. Duke e cilësuar ndeshjen me Italinë, ku humbëm me rezultatin 1-2, një shok për të dhe kolegët, Gjimshiti u shpreh se përballja me kroatët do të jetë e vështirë për të dyja palët, por synimi është fitorja.

Albania Sylvinho
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fluks rekord në Rinas, Policia dhe Doganat shtojnë masat: Deri në 56 mijë pasagjerë në ditë

12:50 / July 21, 2026

Begaj pret ambasadorin e ri të Meksikës: Të forcojmë bashkëpunimin ekonomik, kulturor dhe turistik

12:36 / July 21, 2026

Tragjedi në Radhimë, humb jetën një turiste finlandeze gjatë zhytjes

11:44 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.