Flakët e zjarrit kanë përfshirë këtë pasdite kurorën e gjelbër në fshatin Mashkullorë, në Gjirokastër. Forcat zjarrfikëse janë vënë në lëvizje për të bërë të mundur shuarjen e tij në një terren terësisht malor dhe të pa aksesueshëm nga makinat.
Zjarri po përhapet me shpejtësi dhe ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme. Në operacion për shuarjen e zjarrit janë angazhuar 20 forca vullnetare, 6 punonjës mbështetës të PMNZSH, 11 zjarrfikës të PMNZSH.
Flakët po luftohen me mjete rrethanore, pompa shpine etj, për shkak të terrenit të vështirë malor ku nuk mund të arrijnë automjetet zjarrfikëse. Zjarri është masiv dhe forcat zjarrfikëse po mundohen t’a mbajnë nën kontroll.
