Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Euro 2024

Veprimi që “kryqëzoi” Hysaj, reagon ish-kapiteni kuqezi Lorik Cana

22:27 / June 18, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cana
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kapiteni legjendar i Kombëtares shqiptare të futbollit Lorik Cana ishte i ftuari special i një programi televiziv, ku rrëfeu atë se si ai e ka parë paraqitjen e Shqipërisë në EURO 2024.

“Sapo mbërrita në Hamburg dhe po e ndjek nga afër përgatitjen për ndeshjen e dytë. Po e ndjek pak a shumë si të gjithë ne që kemi mundësinë për ta ndjekur nga afër, sepse sigurisht që përjetohet ndryshe, pasi ndryshe e shikon në komunitet ku udhëton me ta apo me bashkë-kundërshtarët në avion. Sapo mbërrita këtu dhe shikoj që ka shumë kroatë, por ndeshja mbetet ndeshje”, u shpreh Cana.

A do të ketë ndryshim strategjie nga trajneri Sylvinho?

Unë nuk jam personi adekuat për t’u përgjigjur pasi nuk jam fare aty brenda, meqenëse përjetoj Evropianin nga jashtë, sigurisht duke iu uruar djemve tanë më të mirën, për ata me të cilët kam luajtur, apo kam kontakt, apo ish-lojtarë të ekipit kombëtar, me të cilët jemi organizuar me disa prej tyre për t’i ndjekur, por brenda në detaje nuk jam futur.

Duke qenë se vetë ke qenë mbrojtës, si t’u duk momenti i Hysajt kur ul kokën? Dhe pse u treguan kaq të padrejtë tifozët shqiptarë ndaj një lojtari të shkëlqyer si Hysaj?

Nuk është se e përjetova shumë live këtë moment, duke qenë se isha në stadium dhe nga distanca nuk është se dallohej mirë. Unë kam dëshirë që t’i kap detajet kur ato mund të jenë më domethënëse në tërësi.

Ajo çfarë kam dëshirë t’ju them është që nga djemtë nuk ka asnjëri dëshirë se sa ne që kemi qenë në fushë dhe ata që janë në fushë për të marrë një rezultat të mirë dhe për të nderuar njëherë vendin e tyre, familjarët e tyre dhe bashkëkombësit e tyre. Pastaj gabimet janë pjesë e lojës, nga unë i pari, e të gjithë kemi bërë gabime.

Dhe në këtë rast ajo çfarë kam dëshirë të shikoj pak më ndryshe nga ekipi kombëtar është niveli i lojës, është dëshira dhe ambicia për të bërë diçka më shumë se sa thjesht të jemi këtu dhe nuk kemi arsye që të kemi një presion të mëtejshëm.

Kemi vështirësine që jemi në grupin më të vështirë të këtij Evropiani, dhe në anën tjetër duhet të na lejoni që të luajmë sa më të çliruar.

Në rastin e Elseidit është një gabim që e ka bërë instinktivisht, gabim teknik dhe ai është i pari i vetëdijshëm dhe është një djalë që ka kaq shumë kohë dhe kaq shumë kontribut sa nuk diskutohet fare mbështetja e secilit prej shqiptarëve pavarësisht zhgënjimit që mund të kemi për rezultatin. 

hysaj kryqezoi lorik cana
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I dënuar me mbi 2 vite burg nga Gjykata e Fierit për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 50-vjeçari

10:48 / May 3, 2026

Lajm i keq për Hysajn, Lazio merr vendimin ndaj futbollistit të Kombëtares

21:49 / December 4, 2025

FOTO/ Elseid Hysaj barazon legjendën Lorik Cana, FSHF: 93 herë nder kombëtar

21:23 / October 11, 2025

Vllaznia-Tirana, përleshje në tribunën e tifozëve bardheblu

22:41 / August 25, 2024
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.