Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Putin-Kim vulosin “dashurinë”, firmoset marrëveshja e partneritetit strategjik

13:17 / June 19, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4016
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vizita e presidentit rus Vladimir Putin në Korenë e Veriut është konkluduar me firmosjen e një pakti gjithëpërfshirës të partneritetit strategjik. Marrëveshja u firmos pas disa orësh bisedimesh kokë më kokë mes dy liderëve.

Zëdhënsi i Putin bëri të ditur se marrëveshja e re vjen për shkak të ndryshimeve të thella gjeopolitke në botë dhe se përputhet me të gjitha parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare.

Më herët, dy liderët theksuan rëndësinë e dialogut të fortë strategjik në mjedisin gjithnjë e më të ndërlikuar të sigurisë në mbarë botën.

“Dua të ripohoj se ne do të mbështesim pa kushte dhe të palëkundur të gjitha politikat e Rusisë. Koreja e Veriut shpreh mbështetjen dhe solidaritetin e plotë ndaj qeverisë, ushtrisë dhe popullit rus në kryerjen e një operacioni të posaçëm ushtarak në Ukrainë”, tha Kim Jong Un.

“Ne e vlerësojmë shumë mbështetjen tuaj të vazhdueshme dhe të palëkundur për politikën ruse, duke përfshirë edhe në drejtimin e Ukrainas”, tha Vladimir Putin.;

Putin mbërriti në Korenë e veriut, për herë të parë pas 24 vitesh, gjatë mbrëmjes së kaluar.

Lideri rus u prit me nderime madhështore dhe nga turma të mëdha njerëzish që brohorisnin emrin e tij.

Vizita e Putinit vjen në një kohë shqetësimesh në rritje për një marrëveshje armësh nga e cila, Koreja e Veriut i ofron Rusisë municione për luftën në Ukrainë në këmbim të ndihmës ekonomike dhe në teknologji, për programin e armëve bërthamore dhe rraketave të Phenianit.

kim putin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.