Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

PS lëviz drejtuesit politik? Mblidhet Kongresi për Asamblenë e re, ja çfarë pritet të ndodhë

20:29 / June 19, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
PS
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Më 20 korrik Partia Socialiste do të mbledhë Kongresin i cili do të zgjedh Asamblenë e re. Mbledhja pritet të prodhojë ndryshime të drejtuesve politik në qarqe nga kryesocialisti 10 muaj përpara se të mbahen zgjedhjet parlamentare.

10 muaj përpara zgjedhjeve parlamentare të 2025-ës socialistët kanë hyrë në proces zgjedhor brenda partisë.

Kongresi që do të mbahet më 20 korrik do të zgjedh jo vetëm asamblenë e re por pritet të sjellë ndryshime të drejtuesve politik në qarqe nga ana e kryesocialistit.

Në një kohë kur Edi Rama synon të marrë mandatin e katërt dhe partia është në periudhë rienergjizimi, pritet të ketë disa ndryshime potenciale të drejtuesve politik, ata të cilët do të udhëheqin garën elektorale në qarkun që do të mbulojnë.

3 nga qarqet që mund të ndryshojnë janë Tirana, Durrësi dhe Elbasani. Të treja qarqe me peshë elektorale për shkak të numrit të mandateve të deputetëve që prodhojnë por edhe faktit që asnjëra prej tyre nuk njihet si bastion i njërës apo tjetrës krah politik.

Aktualisht në Tiranë, Partia Socialiste ka si drejtues qarku kryebashkiakun Erion Veliaj, por mbetet për t’u parë nëse do të rikonfirmohet në këtë post.

Një tjetër qark ku socialistët kanë bërë shpesh lëvizje të drejtuesit politik është Durrësi. Qark i rëndësishëm jo vetëm nga aspekti ekonomik, por edhe politik. Drejtues aktual i qarkut është Ardian Cela, por pritet që në këtë qark të ketë ndryshim.

Pasi Edi Rama e largoi nga detyra e numrit dy të partisë, atë të Sekretarit të Përgjithshëm, Damian Gjiknurit në Elbasan i rrezikohet qëndrimi si drejtues politik për udhëhequr fushatën e 2025-ës.

Ndryshime socialistët mund të kenë edhe në drejtimin e disa qarqeve të veriut.

drejtues politike kongresi PS
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Tani ju intereson populli shqiptar?”- Rama i përgjigjet Iranit zyrtar: Nuk do ju kërkojmë kurrë falje! Vazhdoni të manipuloni

20:46 / June 8, 2026

Gogu prezanton projektligjin për amnistinë: 380 të dënuar përfitojnë lirim të menjëhershëm, 900 persona ulje dënimi

11:43 / June 8, 2026

Zgjedhjet në Kosovë, Begaj: Urime Albin Kurti! Shqipëria do vazhdojë t’ju mbështesë në çdo hap

11:18 / June 8, 2026

“Rroftë mememania”, Rama: E vlerësoj kreativitetin e memeve për revolucionin imagjinar të flamingove

09:49 / June 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.